Pas rënies së Murit të Berlinit në nëntor 1989, shoqëritë e hapura ishin triumfuese dhe bashkëpunimi ndërkombëtar u bë ideologjia mbizotëruese. Megjithatë, tridhjetë vjet më vonë, nacionalizmi ka dalë të jetë shumë më i fuqishëm dhe shkatërrues sesa ndërkombëtarizmi.
Rënia e Murit të Berlinit natën e 8 nëntorit 1989, në mënyrë dramatike dhe befasuese përshpejtoi rrëzimin e komunizmit në Evropë. Fundi i kufizimeve të udhëtimit midis Gjermanisë Lindore dhe Perëndimit shkaktoi një goditje vdekjeprurëse për shoqërinë e mbyllur të Bashkimit Sovjetik. Rënia e murit gjithashtu shënoi një pikë kulmore për ngritjen e shoqërive të hapura.
Unë isha përfshirë në atë që e quaj filantropia ime politike një dekadë më parë. U bëra avokat i konceptit të shoqërisë së hapur që kisha përvetësuar nga Karl Popper, mentori im në London School of Economics. Popper më kishte mësuar se dija e përsosur nuk ishte e arritshme dhe se ideologjitë totalitare, të cilat pretendonin se zotëronin të vërtetën absolute, mund ta mbizotëronin vetëm me mjete shtypëse.
Në vitet 1980, unë mbështesja disidentët në të gjithë perandorinë Sovjetike dhe më 1984 arrita të krijoj një fondacion në vendlindjen time, në Hungari. Fondacioni siguronte mbështetje financiare për çdo veprimtari që nuk ishte iniciuar nga shteti monist. Ideja ishte se, duke inkurajuar aktivitetet jo-partiake, njerëzit do të ndërgjegjësoheshin për falsitetin e dogmës zyrtare. Dhe, kjo funksionoi shumë mirë. Me një buxhet vjetor prej tre milionë dollarësh, fondacioni u bë më i fortë se Ministria e Kulturës.
Unë u intoksikova me filantropinë politike dhe, ndërsa Perandoria Sovjetike u shemb, krijova fondacione në një vend pas tjetrit. Buxheti im vjetor u rrit nga tre milion dollarë në 300 milion dollarë në vetëm disa vite. Këto ishin kohë emocionuese. Shoqëritë e hapura ishin në ngjitje dhe bashkëpunimi ndërkombëtar ishte ideologjia mbizotëruese.
Tridhjetë vjet më vonë, situata është shumë e ndryshme. Bashkëpunimi ndërkombëtar ka hasur pengesa serioze dhe nacionalizmi është bërë ideologjia mbizotëruese. Deri më tani, nacionalizmi ka rezultuar shumë më i fuqishëm dhe shkatërrues sesa ndërkombëtarizmi. Ky nuk ishte një rezultat i pashmangshëm. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, Shtetet e Bashkuara u shfaqën si superfuqia e vetme që mbijetoi, por ajo nuk arriti të përmbushte përgjegjësitë që i dha pozicioni i saj.
ShBA ishte më e interesuar të shijonte frytet e fitores së saj të Luftës së Ftohtë. Ajo dështoi t’i ndihmonte vendet e ish bllokut sovjetik, të cilët ishin në gjendje të vështirë. Në këtë mënyrë, ajo përdori receta të bazuara në konsensusin neoliberal në Uashington.
Kjo është koha kur Kina filloi udhëtimin e saj të mahnitshëm të rritjes ekonomike, të mundësuar nga pranimi i saj – me mbështetjen e ShBA-ve – në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe institucionet financiare ndërkombëtare. Përfundimisht, Kina zëvendësoi Bashkimin Sovjetik si një rival të mundshëm për ShBA-në.
Konsensusi i Uashingtonit supozoi se tregjet financiare janë të afta të korrigjojnë grykësinë e tyre, dhe nëse jo, bankat qendrore do të kujdeseshin për institucionet e dështuara duke i shkrirë ato në ato më të mëdha. Ky ishte një besim i rremë, siç demonstroi kriza globale financiare e viteve 2007-2008.
Kolapsi i bursës në vitin 2008 i dha fund mbizotërimit të padiskutueshëm global të ShBA-së dhe nxiti shumë ngritjen e nacionalizmit. Kolpasi gjithashtu ktheu dallgën kundër shoqërive të hapura. Mbrojtja që ata morën nga ShBA ishte gjithnjë indirekte dhe nganjëherë e pamjaftueshme, por mungesa e saj i linte ato në rrezik nga kërcënimi i nacionalizmit. M’u desh ca kohë ta kuptoja këtë, por provat ishin të pakontestueshme. Shoqëritë e hapura u detyruan të hidhen në mbrojtje në mbarë botën.
Dua të mendoj se piku u arrit në vitin 2016, me referendumin e Brexit-it në Mbretërinë e Bashkuar dhe zgjedhjen e Presidentit të ShBA-ve, Donald Trump, por kjo nuk është vendosur akoma. E ardhmja për shoqëritë e hapura është përkeqësuar nga zhvillimi jashtëzakonisht i shpejtë i inteligjencës artificiale. Ajo mund të prodhojë instrumente të kontrollit shoqëror që mund të ndihmojë regjimet shtypëse, të cilat paraqesin një rrezik vdekjeprurës për shoqëritë e hapura.
Për shembull, presidenti kinez Xi Jinping është investuar në krijimin e një sistemi të ashtuquajtur të kredive shoqërore. Nëse ai do të arrinte ta përfundonte atë, shteti do të fitonte kontroll të plotë mbi qytetarët e tij. Shqetësuese është që publiku kinez e sheh tërheqës sistemin e kredive shoqërore, sepse u siguron atyre shërbime që u mungonin më parë, premton të përndjekë kriminelët dhe u ofron qytetarëve një udhëzues se si të qëndrojnë jashtë telasheve.
Edhe më shqetësuese është se Kina mund ta shesë sistemin e kreditit shoqëror në të gjithë botën për diktatorë potencialë, të cilët më pas do të bëhen politikisht të varur nga Kina.
Për fat të mirë, Kina e Xi Jingpinit ka një thembër të Akilit: varet nga ShBA-ja që ta furnizojnë atë me mikroprocesorë për kompanitë 5G, si Huawei dhe ZTE. Megjithatë, fatkeqësisht Trumpi ka treguar se ai i vendos interesat e tij personale përpara interesave kombëtare, dhe teknologjia 5G nuk është përjashtim. Të dy, ai dhe Xi, janë në telashe politike në shtëpi dhe në negociatat tregtare me Xinë, Trump e ka vendosur Huawei-n në tryezë: ai i ka shndërruar mikroçipet në patate të skuqura.
Rezultati është i paparashikueshëm, sepse varet nga një numër vendimesh që nuk janë marrë ende. Ne jetojmë në kohë revolucionare, kur rrezja e mundësive është shumë më e gjerë se zakonisht dhe rezultati është edhe më i pasigurt sesa në kohërat normale. E vetmja gjë ku mund të mbështetemi janë bindjet tona. Unë jam i përkushtuar për qëllimet që ndjekin shoqëritë e hapura, nëse ato fitojnë ose humbasin. Ky është ndryshimi midis të punuarit për një fondacion dhe përpjekjes për të fituar para në bursë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re
Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj