LAJMI I FUNDIT:

Në Shqipëri e Kosovë përpunonte drogën e ardhur nga Amerika Latine, shqiptarit i sekuestrohen 12 milionë euro pasuri

Në Shqipëri e Kosovë përpunonte drogën e ardhur nga Amerika Latine, shqiptarit i sekuestrohen 12 milionë euro pasuri

12 milionë euro pasuri iu sekuestruan një 54-vjeçari nga Fieri, i arrestuar në Greqi për trafik kokaine. Prokuroria, në bashkëpunim me policinë kanë vënë nën sekuestro pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të Arjan Shanajt, me dyshimin se janë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm i trafikut të drogës.

Shanaj është arrestuar në qershor të 2017-s së bashku me një shtetas grek, pasi u kapën në shtetin fqinj me 20 kg kokainë, me vlerë të përafërt rreth 800,000 euro.

Në sajë të hetimeve rezulton se këta persona merreshin me importimin e kokainës nga vende të Amerikës Latine. Përpunimi dyshohet se bëhej në Shqipëri e Kosovë, e më pas droga shpërndahej në zonat e pasura të Athinës, apo në ishujt e njohur grekë, si ai i Santorinit.


Shanaj u arrestua së bashku me grekun Sakis Karaxunis. Pas kësaj, prokuroria në bashkëpunim me policinë kriminale në qytetin e Fierit nisën hetimet për pasuritë e Shanajt.

Ndër pasuritë e sekuestruara janë 3 shoqëri ndërtimi e tregtimi gazi në Fier, Durrës, Tiranë, Korçë etj, 1 hotel trekatësh në Fier,  2 vila trekatëshe, apartamente, 8 793 metër katror tokë në Tiranë, Durrës e Fier dhe disa garazhe.

Policia thekson se Shanaj prej vitesh ushtronte aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike nga vendi ynë në drejtim të Turqisë.

Ai është një emër i njohur për Policinë Shqiptare pasi është arrestuar në 2014-n në kryeqytet, teksa u kap me dy pistoleta që i mbante pa leje. Dy vite më vonë u shpall në kërkim pasi dhunoi një dhe kanosi me jetë një person./Tv Klan/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Lajme
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Lajme
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kalo në kategori