Pavarësisht moshës dhe eksperiencave, në takimin e parë gjithmonë do jetë ajo fija e dyshimit nëse personi përball jush do ju pëlqejë apo do të shfaqë më tej interes, nëse ju do të ndiheni të tërhequr etj.
Nëse ka shumë mënyra sesi të lini përshtypje të mira në takimin e parë, ekzistojnë dhe disa gabime që mund të bëjnë që takimi të jetë i pari dhe i fundit.
Living ju zbuloni gjërat që nuk duhet të bëni:
1. Nuk duhet të heshtni: Nuk ka rëndësi nëse jeni njohur në rrjete sociale, mes miqsh të përbashkët apo ai u përplas pa dashje me ju teksa po shihnit atë fustanin e bukur në vitrinë, në takimin e parë nuk mund të HESHTNI.
Mund ta nisni bisedën me pyetjet bazike ‘’Ç’kemi! Ç’thotë puna!’’, më pas të hapni një temë të përbashkët ose nëse e ndjeni veten ngushtë flisni për artikullin e fundit që keni lexuar .
2. Mos flisni për ish-partnerin/partneren: Edhe pse do të donit të fshinit menjëherë të shkuarën, jini të sigurt që do të vijë momenti kur do t’ju duhet të flisni për të, sigurisht jo që në takimin e parë. Fshijeni emrin e tij,të saj gjatë atyre orëve dhe përqendrohuni tek personi që keni përballë.
Ah se harruam, mos bëni gabimin t’i krahasoni dhe të thoni ‘’Edhe ish-im kishte të njëjtën këmishë si kjo’’ ose ‘’Kjo është pjata e preferuar e ish-të dashurës time’’.
3. Mos luani me telefonin: Fikni telefonin, ok mbajeni të ndezur deri në momentin që do të keni fiksuar vendin e takimit, më pas fikeni menjëherë. Me siguri nuk do t’i rezistoni tundimit për të kontrolluar se ç’bëhet në Facebook ose Instagram ose të shkruani në ndonjë grup në WhatsApp si po shkojnë gjërat.
E dimë që bota ku jetoni vërvitet rreth teknologjisë dhe informacionit, por mund t’ia dilni pa smartfonin tuaj për disa orë.
4. Mos shkoni shpesh në tualet: Nervozizmi, paniku, njohja me një person të ri mund të shndërrohen në diçka stresuese dhe vajtja në tualet është një marifet që përdoret për marrjen në dorë të situatës.
Mirëpo nëse e bëni shpesh këtë gjë, mund të kthehet në bezdi kohë për tjetrin, i cili nuk ka ndërmend t’ju pres juve vetëm në tavolinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet
Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti
Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve
Teknika psikologjike e Frojdit – Kështu do ta kuptoni nëse jeni me një mashkull të dobët!
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak