LAJMI I FUNDIT:

Ç’të bësh kur je e lidhur, por mendon akoma për ish-in

Ç’të bësh kur je e lidhur, por mendon akoma për ish-in

Ndonjëherë është e vështirë ta kuptosh nëse vërtet ke hequr dorë përfundimisht nga dikush. Ti mendon se po ecën përpara, e beson këtë dhe pastaj, krejt papritur e gjen veten duke menduar për ish-të dashurin/ën

Çfarë ndodh kur je para një fakti të tillë, por ndërkohë po del me dikë tjetër? Gjithsesi, pa panik!

Nuk do të thotë që vetëm pse po mendoni për ish-in tuaj s’jeni gati për një lidhje të re. Thjesht, është koha për t’u marrë pak më gjatë me veten dhe këshillat më poshtë do t’ju ndihmojnë!


1. Fillimisht, zbulo cilat janë ndjenjat e tua pa gënjyer veten

Vetëm se e gjen veten vazhdimisht duke menduar për të, nuk do të thotë se do të kthehesh. Për arsye të ndryshme një ish mund të jetë akoma në mendjen tënde. Mjafton të sqarosh idetë dhe mendimet e tua.

Po mendon për të sepse do të doje të ishit bashkë? Mendon sepse thjesht kaluat shumë kohë bashkë dhe të është kthyer në zakon? Je ende i nervozuar për fundin e asaj lidhjeje? Bëji vetes këto pyetje për të kuptuar ç’po ndodh.

2. Sapo t’i kesh zbuluar, fol me partnerin tënd!

Në momentin e parë që ti ndjen siguri për ato që ndjen, duhet të flasësh me partnerin aktual. Ai/ajo meriton ta dijë nëse ti vërtet ke vendosur të ecësh para, apo nëse ke diçka që të mban lidhur me të.

Pasi të flisni do të ndiheni më mirë të dy dhe lidhja do të marrë një drejtim.

3. Vendos nëse je apo jo gati për të qëndruar në lidhjen e re

Së fundmi,është e rëndësishme të merrni një vendim. Kjo vjen pasi t’ia keni pranuar vetes që keni ose jo ende ndjenja për një histori të shkuar. Merrni parasysh si ndihet partneri aktual për të mos i bërë gjërat më keq.

Nëse kuptoni që ndjenjat për ish-in janë akoma gjallë, do të thotë se thjesht po kapeni pas lidhjes së re. Nuk është e drejtë, prandaj më mirë konsiderojeni të mbyllur kapitullin e ri.

Burimi: Bustle

Në trend Stil

Më shumë
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Astrologji
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Astrologji
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

A e dini se...
Shtëpia e familjes më të pasur në botë është një tronditje për të gjitha shqisat: Atë që posedojnë, askush nuk mund ta ëndërrojë

Shtëpia e familjes më të pasur në botë është një tronditje për të gjitha shqisat: Atë që posedojnë, askush nuk mund ta ëndërrojë

Dizajn dhe Arkitekturë
Tre zgjidhje elegante për një jetë më të thjeshtë

Tre zgjidhje elegante për një jetë më të thjeshtë

Lifestyle
Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet

Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori