Ekzistojnë disa arsye pse vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për tërheqjen e forcave amerikane nga Siria veriore dhe lënien e kurdëve të rajonit të prekshëm nga inkuadrimi ushtarak i Turqisë fqinje, ishte një vendim i tmerrshëm. Forcat kurdë, në kontroll të rajonit, kishin qenë partneri kryesor amerikan në luftën kundër Shtetit Islamik (ISIS). Braktisja e tyre nga ana e Trumpit përforcoi dyshimet tashmë ekzistuese në rajon dhe në mbarë botën në lidhje me faktin nëse Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat i besueshëm.
Vendimi gjithashtu krijoi kushte që mundësojnë lirimin e qindra e ndoshta mijëra terroristëve të ISIS-it në burgjet e drejtuara nga kurdët dhe që mund të fillojnë përsëri aktivitetet e tyre terroriste sapo t’u jepet mundësia. Çështja tani është kur, jo nëse, forcat amerikane do të duhet të kthehen në Siri për të luftuar me një ISIS të rikonstruktuar (me shumë gjasa pa një partner lokal që të përballet me pasojat e këqija të luftimeve). Ndërkohë, kurdët i janë drejtuar qeverisë siriane për mbrojtje kundër forcave turke, një veprim që i ka lejuar regjimit brutal të presidentit Bashar al-Assad (i mbështetur nga Rusia dhe Irani) të ripohojë kontrollin e tij mbi pjesën më të madhe të vendit. Nga ana e saj, SHBA-ja ka humbur pjesën më të madhe të mekanizmit që kishte në dorë për të ndikuar në një rezultat politik në Siri.
Vendimi i gabuar i Trumpit duket se buron nga dëshira e tij për të bërë mirë bazuar në premtimin që ai bëri gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016, ku premtoi tërheqjen e Ushtrisë Amerikane nga Siria dhe nga Lindja e Mesme më gjerësisht. Por, kjo shtron një pyetje më të madhe: duke pasur parasysh ndikimin negativ të kësaj lëvizjeje, pse do të besonte ai se kjo do të rezultonte një lëvizje popullore në vend?
Një shpjegim është se Trumpi po ngatërron “luftërat e pafundme” me një prani të hapur ushtarake. Ky konfuzion është i kushtueshëm. Ajo që po bënte SHBA-ja në veri të Sirisë ishte e zgjuar dhe efikase. Forcat kurde morën pjesën më të madhe të rolit luftarak kundër ISIS-it; kontributi amerikan ishte modest dhe ishte i kufizuar kryesisht në këshillimin dhe ofrimin e mbështetjes së inteligjencës. Për më tepër, prania e SHBA-së frenoi veprimet e turqve, sirianëve, rusëve dhe iranianëve. Me tërheqjen e trupave amerikane, ai kufizim u zhduk brenda natës.
Më thelbësore, vendimi i Trumpit hyn në një traditë të vjetër amerikane të izolimit, e cila daton që nga koha e Etërve Themelues të Amerikës. Gjatë kohës së Luftës së Ftohtë, kjo traditë ishte e fjetur, por është rishfaqur kohët e fundit e nxitur nga “lodhja e ndërhyrjes”, e shkaktuar nga luftërat e gjata dhe të shtrenjta në Afganistan dhe në Irak. Fiton vrull nga pikëpamja e përhapur në vend se shumë nevoja të brendshme – që nga infrastruktura deri te kujdesi shëndetësor dhe arsimi – nuk po plotësohen. Një mungesë theksi mbi politikën e jashtme dhe botën në shkollat dhe mediat amerikane po kontribuon gjithashtu në këtë kthesë të brendshme.
Slogani i Trumpit, “Amerika e parë”, bazohet në idenë se kostot e lidershipit amerikan në botë po i tejkalojnë shumë përfitimet. Burimet që shpenzohem për aktivizëm jashtë vendit, sipas kësaj pikëpamje, do të shpenzoheshin më mirë në shtëpi.
Sado tërheqës të mund të duken argumentet e tilla, ideja që SHBA-ja mund t’i kthejë shpinën botës dhe përsëri të vazhdojë të lulëzojë edhe kur rendi global bie, është shumë e gabuar. Trump ka pohuar vazhdimisht se Siria nuk është kritike për sigurinë e Amerikës, duke vënë në dukje se ajo është mijëra kilometra larg. Por, amerikanët më 11 shtator 2001 mësuan se distanca nuk është garanci për siguri. Në mënyrë të ngjashme, sëmundjet infektive, efektet e ndryshimeve klimatike dhe përpjekjet për të shkatërruar zgjedhjet nuk ndalen në kufijtë kombëtar.
Kostot e rolit global të Amerikës janë shumë të konsiderueshme. Vetëm buxheti i mbrojtjes tani arrin në 700 miliardë dollarë në vit dhe, inteligjenca, ndihma e huaj, diplomacia dhe mirëmbajtja e një arsenali bërthamor, sjellin shpenzime të përgjithshme në më shumë se 800 miliardë dollarë. Por, si përqindje e GDP-së, kjo është shumë poshtë mesatares së Luftës së Ftohtë. Ndërsa, historia tregon se megjithatë ekonomia amerikane lulëzoi edhe me këtë nivel të lartë shpenzimesh.
Për të qenë të sigurt, SHBA-ja ka shumë mangësi të brendshme, nga arsimi publik deri te kujdesi shëndetësor, por kryesisht këto probleme nuk janë rezultat i mungesës së shpenzimeve. Vendi shpenzon më shumë sesa dyfishi i mesatares së OECD-së për kujdesin shëndetësor, por amerikanët nuk jetojnë gjatë dhe nuk bëjnë jetë të shëndetshme. Në mënyrë të ngjashme, shpenzimet e larta për arsimin nuk japin rezultate më të mira sesa në vendet që shpenzojnë më pak. Gjithmonë është më e rëndësishme mënyra sesi shpenzohen paratë sesa shuma që shpenzohet.
Por, fakte të tilla janë gati të parëndësishme kur bëhet fjalë për debatin politik. Shumë prej kandidatëve që kërkojnë nominimin e demokratëve për të sfiduar Trumpin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, ndajnë të paktën disa nga pikëpamjet e tij izoluese dhe sondazhet zbulojnë se e njëjta gjë ndodh edhe me shumë amerikanë. Trumpi është një pasqyrim i gjendjes shpirtërore të Amerikës dhe një farë shkalle e caktuar trumpizmi – një dëshirë për t’u tërhequr nga angazhimet globale në përgjithësi dhe ato ushtarake në veçanti – ka gjasa të vazhdojë të ekzistojë.
Në një moment gjërat do të ndryshojnë. Historia sugjeron se periudhat e tërheqjes shpesh përfundojnë për shkak të një tronditje të madhe gjeopolitike, pasuar nga periudha tendosjeje. Problemi është se tronditje të tilla kanë tendencë të jenë të kushtueshme sa i përket jetës dhe burimeve njerëzore. Por, tani për tani, dhe në një të ardhme të parashikueshme, Amerika nuk ka gjasa të zhvillojë një politikë të jashtme në përpjesëtim me interesat dhe forcën e saj. /Project Syndicate/Në shqip nga: BIRN/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
"Nuk ka pasur si ai në histori" - Liridon Krasniqi zbulon lojtarin më të mirë të Kosovës
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj