Kanë mbetur pak ditë për të rezervuar vendin tuaj në Konventën e II-të për menxherët e shitjes që do të mbahet me 1 Nëntor, në Hotel Venus – Prishtinë. Kjo Konventë është një mundësi që nuk duhet humbur dhe si e tillë organizohet vetëm një herë në vit.
Edhe këtë vit do të ketë folës nga Sllovenia, Britania e Madhe, Zvicra, Shqiperia, si dhe shumë sipermarrës dhe ekspert të suksesshëm vendor. Denis Gafuri së bashku me folësit mysafir do t’i ndajnë me ne eksperiencat e ku do të diskutojnë per qasjen drejt se ardhmes si dhe shumë këshilla për sukses në karrierë.
Këtë vit do ta kemi nderin që si folës të jetë edhe Fatmir Zymberi nga Kosova.
Kush është Fatmir Zymberi?
Biografia e Fatmir Zymberi:
Fatmir Zymberi, lindi në qytetin e Mitrovicës-Kosovë, ku mbaroi shkollimin.
Jetoi në Norvegji për 25 vjet, gjatë të cilave në vitin 1993 e themeloi një ndërmarrje të specializuar në enterier dhe eksterier, të quajtur Malerservice Norge A/S. Fatmiri e menaxhoi kompaninë deri në vitin 2004, kur u tërhoq nga pozita i tij drejtuese për të vazhduar të jetë vetëm aksionar.
Gjatë kësaj periudhe, kompania ka bërë zgjerim të vazhdueshëm dhe ka arritur rezultate të shkëlqyera.
Në vitin 2005, kompania u bë e njohur si “Ndërmarrja më e mirë për enterier dhe eksterier” në Norvegji. Gjatë viteve 2010-2011 Malerservice Norge A/S rritët për tu bërë kompania më e madhe Norvegjeze në llojin e saj. Kompania qëndron pas shumë projekteve prestigjioze në Norvegji, në mes të cilave janë: The Royall Pallace, Aeroporti i Oslo-s, Spitali Qendror në Oslo, si dhe komplekse më të mëdha banimi.
Në gusht të vitit 2000, themeloi fabrikën e ngjyrave, të quajtur Scan Color, në Prishtinë, Kosovë. Fabrika furnizon tregun e Kosovës me të gjitha llojet e ngjyrave për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm, si dhe me pajisje për ngjyrosje.
Në shtator të vitit 2003, Fatmiri nënshkroi marrëveshjen e ekskluzivitetit me JYSK A/S, kompaninë më të madhe daneze për shitje me pakice të mobilieve shtëpiake, që operon ndërkombëtarisht. JYSK A/S operon me 2805 dyqane në 52 vende të botës. Që nga viti 2005, Fatmiri është i angazhuar në mënyrë aktive në operacione, ku aktualisht zotëron dhe menaxhon 17 dyqane JYSK në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, me plan për tu zgjeruar në 25 dyqane deri në fund të vitit 2020. Në vitin 2016 Fatmiri, gjithashtu, nënshkroi marrëveshjen e ekskluzivitetit me KFC-në, zinxhirin global të restoranteve fast food, që operon me mbi 25 000 restorante në më shumë se 130 shtete.
Aktualisht Fatmiri zotëron 11 restorante KFC në Kosovë, 4 në Maqedoni të Veriut, si dhe pritet hapja edhe restoranteve në Greqi. Plani është që të zgjerohen operacionet në mbi 100 restorante KFC në rajon, deri në fund të vitit 2025.
Për të mësuar më shumë rreth rrugëtimit të tij, rezervoni vendin përmeswww.salesconvention.biz dhe mësoni nga Fatmirit dhe shumë folës tjerë me eksperiencë.
Numri i pjesëmarrësve është i limituar kështu qe rezervoni SOT biletën tuaj.
Për rezervime, pyetje apo informata plotësuese lirshëm na kontaktoni në sales@denisgafuri.com apo edhe përmes telefonit +383 45 510 005.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe