A e dini përse është shumë e rëndësishme kjo vrimë në lavabo? Ekzistojnë dy arsye
Është e dobishme ta dini
A keni pyetur ndonjëherë përse çdo lavabo ka hapje të vogël, përkatësisht një vrimë të vogël, nën rubinet?
Ekzistojnë dy arsye përse kjo vrimë është shumë e rëndësishme, transmeton Telegrafi.
1. Parandalon derdhjen e ujit
Arsyeja e parë është pengimi i derdhjes së ujit nga lavaboja. Nëse e mbyllni lavabonë (apo vaskën, apo enëlarësen) apo e harroni rubinetin hapur, teprica e ujit do të hyjë nëpër atë vrimë dhe do të shkojë në kanal dhe në atë mënyrë do të pengohet që uji të fillojë të derdhet në dysheme.
Mirëpo, nëse uji nga rubineti rrjedh me vrushkull të madh, atëherë derdhja do të ndodhë më vonë, kështu që është me rëndësi që të kujdeseni të mos hapni krejt rubinetin, ndërkohë gypi shkarkues është i mbyllur.
Gjithashtu duhet pasur parasysh që ajo hapje funksionin e vet e bën vetëm në rastet kur lihet rubineti hapur dhe lavaboja mbushet me ujë, mirëpo jo edhe në situatat kur vetë gypi shkarkues është i mbyllur, pos eventualisht kur është fjala për vaskën, sepse ndonjëherë në atë rast është distanca më e madhe nga hapja shkarkuese dhe gypi i shkarkimit.
2. Përmirëson derdhjen
Ajo hapje, në të vërtetë, ndihmon që uji më shpejt të kalojë nëpër gypin shkarkues në atë mënyrë që lejon ajrin i cili gjendet në gypin shkarkues që të dalë. Sikur të mos ishte ajo hapje, uji do të rridhte shumë ngadalë.
Mbase ndonjëherë keni vërejtur që nëpërmjet asaj hapjeje dalin flluska sapuni kur diçka lani, andaj e teproni pak me detergjent, ajo është teprica e ajrit i cili duhet të dalë.
Ndonjëherë duhet pastruar
Meqenëse për të kryesisht njerëzit kujdesen kur nën rubinet mbyllin shkarkimin dhe lëshojnë ujin, atëherë ajo nuk hynë në atë hapje, në të do të grumbullohen ndotje, andaj është mirë që herë pas here me kohë ta pastroni në mënyrë që shkarkimi i ajrit dhe i ujit të mos hasin në pengesa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTest i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë
Një gabim që e bën gjithmonë sa herë lan rrobat e bardha
Pse të qash në palestër është normale, sipas ekspertëve
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City