LAJMI I FUNDIT:

Këshilla për këpucët të cilat një kohë të gjatë nuk i keni bartur; Si të jenë sërish të rehatshme

Këshilla për këpucët të cilat një kohë të gjatë nuk i keni bartur; Si të jenë sërish të rehatshme

Keni këpucë vjeshte apo dimri të cilat i adhuroni, por nuk janë këpucët më të rehatshme të cilat i posedoni?

Qe se si t’i zbutni dhe sërish t’i “mësoni” shputat në to pas gjithë verës në këpucë të lehta, transmeton Telegrafi.


Bartni nga 15 minuta

Vjeshta është stina e kohës së ndryshueshme, andaj nëse mundeni, bartni pak nga pak.

Nëse nuk jeni të sigurt se a do t’ju shkaktojnë kallo, bartni për fillim gjatë shëtitjeve të shkurtra nëpër shtëpi, mbathni dhe mbani ashtu gjysmë ore apo një orë, në mënyrë që shputat të mësohen në to, dhe “anasjelltas”.

Gazetat

Gazetat njomni pak, mos i lagni krejtësisht, sepse mund të dëmtojnë brendësinë e këpucëve, mjafton vetëm që të mund t’i zhubravitni në atë mënyrë që të mbajnë formën.

Me gazeta të zhubravitura mbushni këpucët dhe lini ashtu gjatë natës.

Alkooli

Nëse është fjala për këpucë lëkure, më parë mbathni çorape të trasha, njomni një kompresë me alkool, vendoseni në brendësinë e këpucës, në pjesën e cila ju shkakton më shumë problem.

Lëreni dhjetëra sekonda pastaj menjëherë mbathni këpucët dhe qëndroni në to një kohë. Alkooli do të zbusë lëkurën, do të mundësojë që të përshtatë formën e shputës, pastaj do të avullohet.

Cili është truku juaj për këpucët të cilat një kohë të gjatë nuk i keni bartur, si të jenë sërish të rehatshme? Na tregoni nëpërmjet komenteve! /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Intimitet dhe Pasion
Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve

Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve

Aktivitete sportive
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Si ta hapni derën me ndihmën e kapëseve të flokëve për vetëm 60 sekonda (Video)

Si ta hapni derën me ndihmën e kapëseve të flokëve për vetëm 60 sekonda (Video)

Bëje vet
Kalo në kategori