Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon rinumërimi i 530 vendvotimeve, të cilat mendohet se do të përfundojnë për 7 ditë. Në anën tjetër njohësit e çështjeve politike thonë se rinumërimi po bëhet jashtëligjshëm. Nisma shpreson që rinumërimi do ta çojë në Kuvend.
Për këtë çështje, Enver Hoti, ish-deputet i Nismës Socialdemokrate, ka thënë se rinumërimi i 530 vendvotimeve vetëm se do ta rrisë Nismën. Hoti ka akuzuar partitë tjera dhe komisionarët e tyre për manipulime. “Nisma është e bindur se rinumërimi i votave do ta kthejë të vërtetën. E vërteta është brenda kutive. Ne jemi të bindur se partitë tjera kanë bërë manipulime të votave, tjetërsim të votës në raport me Nismën dhe ne po e presim rinumërimin dhe jemi të bindur se do të ngrihemi dukshëm nga rezultatet preliminare, që i ka nxjerrë KQZ-ja”, ka thënë ai, për gazetën “Zëri” .
Hoti beson se Nisma edhe tani e ka kaluar pragun pavarësisht rezultateve e informacioneve të deritanishme.
“Nisma edhe tani e ka kaluar pragun, pavarësisht rezultateve që do të dalin nga rinumërimi i ri. Sipas të dhënave tona dhe informacioneve, Nisma ka kaluar pragun, por ne presim që të rritet edhe më tutje nga rinumërimi, sepse po shihet një proces i deformuar nga komisionarët e papërgjegjshëm, sigurisht të nxitur nga subjektet e partive politike”, tha ai.
Tutje ai tha se në Kosovë nuk duhet të ketë më proces të tillë zgjedhor, i cili në fillim u duk në rregull, por doli të jetë me deformime të votave.
“Ajo që është shqetësuese është se ky proces zgjedhor, i cili u duk se ishte gjithçka në rregull, por po shihet që ka deformim të votës në raport me subjektet politike, por edhe në raport me kandidatët brenda subjekteve politike dhe mendoj se këto duhet të jenë zgjedhjet e fundit që shkohet në të njëjtën mënyrë me të njëjtat procedura dhe rregulla”, tha Hoti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025