Kush thotë i pari ‘Të dua’ në një lidhje? Shkenca shpjegon rëndësinë e dy fjalëve më ‘antipatike’
Edhe pyetja kush thotë i pari “Të dua” është kaq e rëndësishme? Po, dhe ja si shpjegohet shkencërisht
Je në lidhje që shkon shumë mirë dhe njëri prej jush thotë “Të dua”? Dy fjalët më antipatike që dikush mund të të thotë që në daljet e para. Të paktën, nga studimet, kështu mund të konsiderohen.
Po si ta dish kur është koha e duhur për të thënë për herë të parë “Të dua”? Edhe nëse vendos, cili duhet ta thotë në fillim?
“Sex and The City”, ka një episod interesante kur i dashuri i Miranda-s, doktori Robert Leeds, i bën asaj një surprizë me biskota në të cilat shkruhej “Të dua”. Ndoshta nuk ishte në gjendje t’i thoshte këto dy fjalë me zë, ndaj edhe gjeti një mënyrë vërtet të ëmbël për të shprehur atë që ndiente.
Por nuk është gjithçka kaq argëtuese sa në lojë, edhe në filma. Ka edhe disa analiza shkencore përpara dilemës “Kush duhet të thotë i pari të dua”? Jenna Birch jep një përgjigje shkencore për këtë pjesë, e cila është botuar në Psychology Today.
Në pamje të parë, femrat janë më të prirura të thonë “Të dua” për herë të parë, sepse duan të testojnë se më cilin kanë të bëjnë. E para, nëse nuk thuhet e njëjta gjë edhe nga ana tjetër, nuk do të jetë e thjeshtë për t’u përsëritur. Femrat janë edhe më skeptike se meshkujt dhe, nisur nga kjo, ato mendojnë se meshkujt, si fillim duan seks – kur thonë “të dua” të parët.
Por ka një të vërtetë shokuese: një studim i kryer nga Marissa Harrison, profesoreshë psikologjie në Universitetin e Pensilvanisë, raportoi se femrat dinë t’i kontrollojnë emocionet: “Femrat janë të predispozuara t’i mposhtin emocionet… Është një mekanizëm mbrojtës shumë i natyrshëm që u jep atyre kohë për të vlerësuar me saktësi vlerën e partnerit”, – tha Harrison.
A thonë meshkujt “të dua” vetëm sepse duan t’ju çojnë në shtrat? Ndoshta!
Joshua Ackerman, asistent profesor i psikologjisë në Universitetin e Miçiganit, publikoi një studim, i cili rezultoi se meshkujt që thonë “të dua” para se të kenë kryer marrëdhënie seksuale, i përdorin këto fjalë për të fituar besimin e partnerit dhe për të shkurtuar kohën drejt marrëdhënies intime. Pra, është e vërtetë (pjesërisht)!
Kështu, nëse jeni gati të thoni “të dua”, jini të sigurt se e ndjeni. Askush nuk do të ndihet i mashtruar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Të vetmet gjëra të cilat meshkujt i vërejnë gjatë seksit
Bukuroshja nga Egjipti i la të gjithë pa frymë: Ajo ka vitiligo, lupus dhe bukuri unike
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Partnerët më besnikë janë të lindur në tre shenja të zodiakut
Bukuroshja nga Egjipti i la të gjithë pa frymë: Ajo ka vitiligo, lupus dhe bukuri unike
Të vetmet gjëra të cilat meshkujt i vërejnë gjatë seksit
Pse ka pasqyra në ashensorë? Arsyeja do t'ju habisë
Se sa tradhtar është partneri juaj e tregon horoskopi!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian