Shërojeni dhimbjen e gjunjëve me të verdhë të vezës: Recetë super e lehtë!
Gjunjët janë nyejt më të rëndësishme në skeletin tonë.
Falë tyre ne mund të performojmë lëvizje të ndryshme, si vrapimi, ecja, qëndrimi ulur, e shumë aktivitete tjera që i bëjmë gjatë përditshmërisë – transmeton Telegrafi.
Dhimbja e gjunjëve është tejet e parehatshme sepse gjunjët janë prej pjesëve të trupit që e bartin thuajse tërë peshën e trupit.
Faktorët kryesorë që e shkaktojnë dhimbjen e gjunjëve janë lëndimet, zgjatjet, mbipesha, artriti, etj.
Në raste të caktuara, inflamacioni mund të shpie deri në humbje të mobilitetit të gjunjëve. Kjo është arsyeja se përse është e rëndësishme ta trajtoni dhimbjen e gjunjëve aq më shpejt që është e mundur.
Për ta trajtuar atë, ekspertët kanë prezantuar një ilaç natyral.
Përbërësit:
– Të verdhë të vezës
– Dy lugë çaji kripë
– Një fashë elastike
Përgatitja:
Rriheni të verdhët e vezës, shtojeni kripën dhe përziejeni. Përbërjen vendoseni në gju dhe pastaj lidheni me fashë elastike.
Këtë rekomandohet ta përsëritni katër herë në ditë.
Pse funksionon ky ilaç natyral?
Kripa ka përbërje të lartë të magnezit. Absorbimi i saj përmes lëkurës ndihmon në zvogëlimin e inflamacionit, e kjo pastaj e lehtëson dhimbjen.
Në anën tjetër, të verdhët e vezës kanë përmbajtje të lartë të proteinave dhe mineraleve, të cilat i forcojnë indet, venat dhe eshtrat në pjesën e trupit ku e aplikoni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe