LAJMI I FUNDIT:

KBR: 18.5 përqind e punëtorëve në Maqedoni punojnë ilegalisht

KBR: 18.5 përqind e punëtorëve në Maqedoni punojnë ilegalisht

Rreth 1.4 milion persona nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor punojnë ilegalisht, ndërsa vlerësimet e përafërta thonë se humbja totale e të ardhurave të gjashtë ekonomive është disa miliardë euro.

Në Republikën e Maqedonisë pjesa joformale në punësimin e përgjithshëm është 18.5% dhe është më e vogla në rajon, ndërsa më e larta është në Mal të Zi me pjesëmarrje prej 33%, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto janë të dhënat e paraqitura sot në Sarajevë në një punëtori ndërkombëtare të organizuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (KBR), ku marrin pjesë përfaqësues të politikave, partnerë socialë dhe ekspertë nga Ballkani Perëndimor.


“Sipas anketave të forcës punëtore, në mes të 20 dhe 30 përqind e të punësuarve vlerësohet të jenë të paregjistruara, ndërsa sipas anketave të Bankës Botërore të kompanive, gati gjysma, ose 49.2 përqind, e kompanive në rajon po konkurrojnë me kompanitë që punojnë ilegalisht”, tha Maja Hanxhiska Trendafilova, drejtuese e departamentit të programimit të KBR-së.

Ajo shtoi se duke pasur parasysh madhësinë e problemit dhe faktin se ai është identik në të gjithë rajonin, “përgjigjja më e mirë qëndron në një qasje të strukturuar rajonal që nuk bazohet vetëm në sanksione, por gjithashtu inkurajon kalimin në punësim zyrtar, ndër të tjera edhe informimi për përfitimet e tij”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori