LAJMI I FUNDIT:

Barcelonë, 45 fluturime të anuluara për shkak të dëmeve të vogla nga protestat

Barcelonë, 45 fluturime të anuluara për shkak të dëmeve të vogla nga protestat

Aeroporti Ndërkombëtar El Prat i Barcelonës ka pësuar dëmtime të vogla në përleshjet midis protestuesve dhe policisë, tha sot një zëdhënës i aeroportit, duke shtuar se situata e aeroportit është e qetë tani, por 45 fluturime u anuluan për shkak të problemeve të djeshme.

Fluturimet e anuluara janë pjesë e 110 fluturimeve të anuluara të hënën, raporton Reuters.

Protestat u përshkallëzuan të hënën pasi Gjykata Supreme spanjolle dënoi nëntë katalanas me 9 deri në 12 vjet burg, dhe sipas një zëdhënësi të aeroportit, protestuesit nuk hynë në terminal, kështu që dëmi ishte i vogël.


Ai tha se nuk kishte informacion për numrin e udhëtarëve që u prekën nga anulimi i fluturimeve.