LAJMI I FUNDIT:

Inteligjenca emocionale është më e rëndësishmja nga të gjitha – si mund t’i kontrolloni emocionet tuaja?

Inteligjenca emocionale është më e rëndësishmja nga të gjitha – si mund t’i kontrolloni emocionet tuaja?

Emocionet mund të jenë gjë e vështirë për t’u përballuar me to në periudha të caktuara, sidoqoftë, nuk ka asgjë të gabuar me çfarëdo lloj emocioni.

Kur përpiqeni t’i kontrolloni emocionet, kjo nuk nënkupton se jeni duke i shtypur, thjesht jeni duke mësuar t’i përpunoni dhe t’iu reagoni në mënyra të shëndetshme, transmeton Telegrafi.

Kur të jeni të aftë t’i kontrolloni emocionet tuaja, do të ndiheni më stabil dhe do të jeni më të aftë t’i shndërroni idetë në rezultate.


Më poshtë i keni disa praktika se si mund t’i menaxhoni emocionet më mirë.

Pranojeni emocionin
Gjëja e parë që duhet ta bëni për t’u ballafaquar me emocionet është t’i pranoni ato. Pranojeni përgjegjësinë për ekzistencën e tyre.

Mos e injoroni atë çfarë po ndjeni apo atë nëpër çfarë po kaloni. Qëndroni mendjehapur për të kuptuar se çfarë po ndjeni dhe si dëshironi ta zgjidhni atë.

Ballafaqimi me gjendjen momentale emocionale është shumë i rëndësishëm ose përndryshe ndjenja e boshllëkut futet në nënvetëdije dhe jua vret motivin për të jetuar në të tashmen dhe për të performuar mirë në funksionet e përditshme.

Emëroni emocionet
Emocionet e paqarta ju lodhin dhe jua bëjnë të vështirë të ndiheni të kënaqur.

Prandaj, emëroni ndjenjat sepse është një prej mënyrave më të mira ta dini se çfarë është duke ndodhur.

Posa ta kuptoni se për çfarë bëhet fjalë, do të jeni të aftë të përqendroheni në të metat dhe do të punoni më shumë për ta përmirësuar çdo gjë.

Sfidoni emocionet
Posa ta kuptoni se nëpër çfarë po kaloni, bëni pyetje vetes në lidhje me ato emocione.

Pyeteni veten se përse jeni duke u sjellë ashtu në ndonjë situatë të caktuar. Cila do të ishte një mënyrë racionale, e arsyeshme dhe e mirë për të dalë nga një situatë problematike?

Posa t’i bëni këto pyetje, ju do të ndjeni një lehtësim të menjëhershëm nga frustrimi dhe do të jeni më të relaksuar.

Mendoni diçka pozitive
Stresi mund t’ju rritet nëse mendoni negativisht.

Në mënyrë që të krijoni emocione pozitive, synoni për mendime pozitive, siç është t’i thoni vetes “kjo do të jetë një histori e mirë pas një kohe”, etj.

Kjo pikëpamje pozitive ju ndihmon të dilni nga situatat e tensionuar në mënyrë më të mirë. /Telegrafi/

Inteligjenca emocionale shumë shpejt do të jetë aftësia më e dëshirueshme për punë
Lexo po ashtu Inteligjenca emocionale shumë shpejt do të jetë aftësia më e dëshirueshme për punë