LAJMI I FUNDIT:

Janeva nesër kthehet në paraburgim

Janeva nesër kthehet në paraburgim

Ish-shefica e PSP-së, Katica Janeva është në gjendje më të mirë shëndetësore dhe nesër do të kthehet në paraburgim në burgun e Shkupit.

Ajo që katër ditë është shtruar në spitalin privat “Filip II” pasi mjekët konstatuar se ka tension të lartë të gjakut dhe gjetën para infarktit.


Avokatja e Janevës tha se ata nuk kanë kërkuar nga gjykatësi i procedurës paraprake që të shfuqizojë paraburgimin për shkak të përkeqësimit të shëndetit. Ata janë në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit për një masë më të butë për të cilën ofrohet garanci prej tre banesave./Telegrafi/