LAJMI I FUNDIT:

Miratohet raporti gjashtëmujor nga mbikëqyrja e funksionalitetit të sistemit AKMIS në gjykata

Miratohet raporti gjashtëmujor nga mbikëqyrja e funksionalitetit të sistemit AKMIS në gjykata

Tetë gjykata në shtet kanë qenë lëndë e kontrollit të Komisionit për mbikëqyrje në drejtim të asaj nëse dhe sa zbatohet sistemi AKMIS.

Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, sipas fjalëve të ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska, në raportin gjashtëmujor të mbikëqyrjes mbi funksionalitetin e sistemit AKMIS në gjykata, u gjetën: Gjykata Administrative dhe Gjykata e Lartë Administrative, Gjykata Themelore Shkup I – Shkup, Gjykata Themelore Shkup II – Shkup, gjykatat themelore në Kavadar, Kumanovë, Tetovë dhe Kërçovë, ndërsa kontrollet janë kryer gjatë periudhës shkurt – maj këtë vit.


“Komisioni për mbikëqyrje konstatoi se në të gjitha gjykatat menaxhimi i lëndëve bëhet vetëm përmes sistemit AKMIS, që është konstatim mjaft pozitiv. Kontrolli mbi gjykatat të cilat kanë qenë lëndë e kontrollit ka treguar se rregullisht bëhet pranimi dhe përpunimi i lëndëve, se përjashtimi i gjykatësve bëhet me procedurë ligjore, se përfshirja dhe përjashtimi i gjykatësve shkon në pajtim me sistemin AKMIS”, thuhet në kumtesë.

Raporti gjashtëmujor sipas mendimit të anëtarëve të Këshillit për implementimin e strategjisë për reforma në gjyqësi, thuhet, duhet të pranohet dhe si i tillë të propozohet për shqyrtim në Qeveri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori