Organizatat e shoqërisë civile kanë dënuar dhunën sipas tyre të ushtruar nga Policia e Kosovës ndaj qytetarëve të Bitisë së Poshtme, të cilët po protestonin kundër ndërtimit të hidrocentraleve të vogla në lumin Lepenc, të cilat sipas këtyre organizatave do të kenë ndikim të vazhdueshëm negativ në mjedisin jetësor dhe mirëqenien e banorëve të kësaj ane.
Nëpërmjet një reagimi për media këto organizata theksojnë se e drejta për të protestuar është e drejtë kushtetuese andaj protestat e qytetarëve në mbrojtje të lumenjve dhe ambientit jetësor janë të ligjshme dhe demokratike dhe se sipas tyre urdhri për intervenim të policisë ndaj protestuesve është sulm i drejtpërdrejtë ndaj parimeve demokratike dhe të drejtave të njeriut.
Reagimi i plotë:
Ne, organizatat e shoqërisë civile të listuara më poshtë, reagojmë ashpër dhe dënojmë dhunën e ushtruar nga Policia e Kosovës ndaj qytetarëve të Bitisë së Poshtme, të cilët po protestonin kundër ndërtimit të hidrocentraleve të vogla në lumin Lepenc, të cilat do të kenë ndikim të vazhdueshëm negativ në mjedisin jetësor dhe mirëqenien e banorëve të kësaj ane.
E drejta për të protestuar është e drejtë kushtetuese andaj protestat e qytetarëve në mbrojtje të lumenjve dhe ambientit jetësor janë të ligjshme dhe demokratike. Urdhri për intervenim të policisë ndaj protestuesve është sulm i drejtpërdrejtë ndaj parimeve demokratike dhe të drejtave të njeriut.
Qytetarët e komunës së Shtërpcës, pa dallim etnie, që nga viti 2015 vazhdimisht kanë protestuar për mbrojtjen nga veprimet e dëmshme ndaj resurseve ujore (lumenjve) në pellgun e lumit Lepenc, respektivisht devijimin e ujërave që rezulton në mungesë të tij për nevoja të bujqësisë, në rrezikshmëri të humbjes së ujit të pijes nga puset dhe bunarët, në rrezikshmëri më të lartë ndaj erozionit dhe vërshimeve, në humbje të mundësive për zhvillim social-ekonomik dhe mjedisor, etj. Këta qytetarë vazhdojnë të protestojnë sepse nuk ishin konsultuar fare gjatë fazës së planifikimit të hidrocentraleve edhe pse korniza ligjore ua garanton një gjë të tillë. Është e papranueshme që deri më sot, asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk i ka trajtuar me seriozitet dhe sipas ligjit kërkesat e qytetarëve të asaj zone, dhe po ashtu as protestat e kërkesat e qytetarëve të Deçanit, Pejës e Kaçanikut.
Ne kërkojmë urgjentisht nga institucionet përgjegjëse që të adresohet kjo përgjegjësi për përdorim të tepruar të forcës policore. Përdorimi i dhunës gjatë ditës së djeshme tejkalon kufijtë e forcës së nevojshme për reagim nga policia, pasi që forcë e tepruar u përdorë edhe ndaj fëmijëve 7 muajsh, në krahët e nënave, e deri te të miturit 17 vjeçar.
I bëjmë thirrje Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Prokurorisë së Shtetit që menjëherë të fillojnë procedurat hetimore kundër zinxhirit komandues dhe urdhërdhënësve për përdorimin e forcës së tepruar mbi fëmijët dhe qytetarët e Bitisë së Poshtme. Po ashtu ftojmë Prokurorin e Shtetit që të fillojnë me hetimin e të gjithë projektit për ndërtimin e hidrocentralit në fjalë por dhe hidrocentraleve të tjera në këtë lum.
Deri më tani, në Kosovë janë 13 hidrocentrale aktive, ndërsa planifikohen të ndërtohen edhe mbi 100 hidrocentrale të vogla, kryesisht në hapësira brenda parqeve nacionale. Institucionet kompetente: Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Zyra e Rregullatorit për Energji dhe komunat përkatëse deri më sot nuk kanë marrë asnjë veprim për të adresuar kërkesat dhe ankesat e qytetarëve dhe po ashtu nuk kanë ofruar asnjë argument ligjor dhe të qëndrueshëm për qytetarët dhe publikun në përgjithësi rreth ligjshmërisë së ndërtimit dhe operimit të këtyre hidrocentrale, duke e cenuar në vazhdimësi parimin e transparencës në vendimet që prekin interesin e përgjithshëm.
Me respekt,
ÇOHU – Arton Demhasaj
Demokracia Plus – Valmir Ismaili
Ec Ma Ndryshe – Valon Xhabali
ERA – Fatos Lajçi
Gjethi – Sami stagnova
Iniciativa për Progres (INPO) – Albulena Nrecaj
Instituti Demokratik i Kosovës – Ismet Kryeziu
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) – Ehat Miftaraj
Instituti RIINVEST – Alban Hashani
Lëvizja FOL – Mexhide Demolli
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Kërcënoi Kurtin në emër të “Brigada Sever”, arrestohet një person në Zveçan
Snopçe: Ilire Dauti vazhdon të jetë kryetare e Komisionit për Punë Sociale
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025