Jo gjithmonë duhet të lindësh në një familje të pasur që të arrish shumë gjëra në jetë, edhe pse kjo gjë të ndihmon
Megjithatë shumë njerëz që sot kanë një pasuri prej miliona e miliarda dollarësh, dikur kanë qenë të varfër. Fakti që s’kanë pasur asgjë nuk i ka ndaluar ata të arrijnë majat e suksesit dhe nuk duhet t’ju ndalojë as juve.
Si ia dolën këta njerëz të arrijnë këtu ku janë sot? Hidhini një sy artikullit dhe me siguri do të frymëzoheni nga ata.
Oprah Winfrey
Sipas Forbes, Oprah ka sot një pasuri prej 3.1 miliardë dollarësh. Ajo lindi nga një nënë beqare adoleshente dhe nuk ka pasur as ujë të rrjedhshëm dhe as energji elektrike në shtëpinë e saj.
Duke u fokusuar te shkolla dhe duke u bërë pjesë e konkurseve të bukurisë, e më pas duke punuar në radio, Oprah ia doli të bëhej pjesë e botës së medies.
Howard Schultz
CEO-ja i Starbucks, Howard Schultz, është personi që e bëri Starbucks kompaninë që është sot – një kompani me 23,000 kafene në 73 vende të botës. Pasuria e Schultz është 2.9 miliardë dollar, por dikur ai nuk ka pasur asgjë.
“Në moshën 7-vjeçare përjetova diçka që ndikoi shumë tek unë dhe që jeton me mua çdo ditë. Kjo është shenja dhe turpi i të qenit një fëmijë i varfër që jetoja në një banesë të subvencionuar nga shteti”, – është shprehur Schultz gjatë një interviste.
Ai ka treguar edhe se i ati ishte një njeri që nuk kishte asgjë, pasi kishte punuar në punë që nuk i jepnin as para e as respekt. Kjo e motivoi atë të arrijë suksesin që ka sot.
“Nuk ëndërroja kurrë që një ditë do të kisha autoritet në një kompani, jo më që të ndërtoja një kompani. Unë jam përpjekur vetëm të ndërtoja një kompani si ajo që im atë nuk pati kurrë shansin të punonte”, -ka treguar Schultz.
Ralph Lauren
E famshme për bluzat Polo dhe kravatat luksoze, firma e Ralph Lauren njihet nga kushdo. Por e dini që dikur stilisti nuk mund të përballonte asnjë lloj veshjeje?
“Që fëmijë më pëlqenin shumë veshjet, por nuk kisha para për t’i blerë, kështu që vishja rrobat e vjetra të vëllezërve të mi. Një energji brenda meje më thoshte se doja të kisha gjërat e mia, të shprehja veten. Më pas kjo energji u shndërrua në diçka”, – është shprehur ai në vitin 2002 në një intervistë me Oprah Winfery-n.
Ajo “diçka” sot është një markë mode e famshme që ka një vlerë prej 8 miliardësh, sipas Forbes. Ndërsa Lauren është një nga stilistët më të pasur me një pasuri prej 5,9 miliarë dollarësh.
Larry Ellison
CEO-ja dhe themeluesi i Oracle lindi në Nju Jork, por u rrit në një komunitet të shtresës së ulët në të mesme, në jugun e Chicago-s. Ai u rrit në një lagje shumë të varfër nga xhaxhai i tij, që dikur ishte i suksesshëm në biznesin e pasurive të patundshme, por humbi çdo gjë gjatë periudhës së Depresionit të Madh.
Sot kompania Oracle ka një vlerë prej 183 miliardë dollarësh, ndërsa vetë Ellison ka një pasuri prej 61.8 miliardësh.
Kenneth Langone
Miliarderi Kenneth Langone, i cili ka ndihmuar në krijimin e Home Depot, ka pasur fillime të vështira. Megjithatë, ai ka pranuar që e ëma, e cila punonte në një kafeteri, i ka falur shumë dashuri.
Kjo dashuri e ka ndihmuar atë të rimëkëmbej nga dështimet dhe të mos dorëzohej. Sot ai ka një pasuri prej 3 miliardë dollarësh.
Sheldon Adelson
Ai është CEO-ja i Las Vegas Sands, kompanisë më të madhe të kazinove të Amerikë dhe ka një pasuri prej 35.2 miliardësh. Ai u rrit në një lagje të varfër në Boston, në një shtëpi që kishte vetëm një dhomë, të cilën e ndante me dy prindërit dhe 3 vëllezërit e tij.
Kur vdiqën, prindërit e tij lanë për fëmijët vetëm 1000 dollarë. Gjithë jetën e tyre kishin mundur të mblidhnin vetëm aq para. Atij iu desh shumë punë për të ngjitur shkallët e suksesit.
Alan Gerry
Sot ai ka një pasuri prej 1.4 miliardësh, por dikur babai i tij mezi ia dilte të ushqente fëmijët me rrogën që merrte. Ai e la shkollën e mesme për të shërbyer në marinë dhe më vonë i përdori të gjitha të ardhurat e tij për një trajnim për riparim televizorësh.
Më pas, Gerry investoi vetëm 1500 dollarë për të krijuar një kompani kabllori në qytetin e tij të lindjes. Vite më vonë biznesi i tij përfshiu 64 sisteme kabllori në 18 shtete. Në 1996-ën ai ia shiti kompaninë Time Warner-it për 2.7 miliardë dollarësh. Paratë ai i përdori për të krijuar kompaninë Granite Associates.
John Paul DeJoria
Sot John Paul DeJoria ka një pasuri prej 3.3 miliardësh falë kompanisë së tequilas Patrón Spirits Co. dhe linjës së përkujdesit ndaj flokëve Paul Mitchell Systems.
“Më kujtohet një herë kur imë më na tha mua dhe tim vëllai “E dini që kemi vetëm 27 cent dhe nuk kemi asnjë ushqim në frigorifer. Por kemi kopshtin tonë të vogël pas shtëpisë dhe jemi të lumtur, kështu që jemi të pasur”, -është shprehur ai gjatë një interviste.
Ai njihet për bamirësitë e shumta që bën dhe në 2017-ën është cilësuar si Filantropisti i Vitit nga Variety.
Harold Hamm
Më i vogli nga 13 fëmijët e familjes së tij, Hamm ka punuar që fëmijë duke mbledhur pambuk këmbëzbathur. Ai është themeluesi dhe CEO-ja i kompanisë së vajit Continental Resources.
Sot ka një pasuri prej 10.1 miliardësh, por në moshën 16-vjeçare iu desh të punonte në një karburat për të ndihmuar familjen.
J.K . Rowling
Shkrimtarja e Harry Potter ka treguar për vuajtjet që ka kaluar për të rritur e vetme fëmijët e saj.
“Më kujtohet 20 vite më parë që nuk haja, në mënyrë që të hante ime bijë. Më kujtohen netët që nuk kisha asnjë para të mbetur”, -është shprehur ajo në 2013-ën për Daily Mail.
Këto ditë kanë mbetur në të shkuarën, pasi autorja fitoi 95 milionë dollarë në mes të qershorit të 2016-ës dhe qershorit të 2017-ës. Ajo është një filantropiste dhe i pëlqen aq shumë të bëjë bamirësi, saqë 160 milionë dollar që dha për bamirësi bënë që të mos ishte më miliardere në 2012-ën. Sot pasuria e saj arrin 1 miliard dollar, sipas Celebrity Net Worth. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Tre zgjidhje elegante për një jetë më të thjeshtë
Letrat erotike, një marifet tjetër për të ngjallur dëshirën seksuale
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje