LAJMI I FUNDIT:

Kosova e Shqipëria me marrëveshje për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Kosova e Shqipëria me marrëveshje për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore (KKTK) dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë (ASHSH) nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me qëllim rritjen e kontributit akademik në procesin e vlerësimit, shpalljes dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, si dhe avancimin e mendimit dhe studimeve shkencore tematike.

Sipas një komunikate të KKTK-së, marrëveshja u nënshkrua nga zëvendëskryetari i ASH-së, akademik Vasil S. Tole, si dhe nga Isuf Koci – udhëheqës ekzekutiv i KKTK.

“Të dy institucionet u dakorduan të bashkëpunojnë edhe për realizimin e kërkimeve, studimeve në fushën e trashëgimisë kulturore dhe organizimin e konferencave shkencore, tryezave dhe takimeve të ndryshme me interes për trashëgiminë kulturore”, thuhet në komunikatë.


https://www.facebook.com/Agjencia.Telegrafike.Shqiptare/videos/1651821928287638/