Gjilan, arrestohen dy të dyshuar, kanosen personat duke kërkuar ta votojnë Listën Serbe
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar dy persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’’, nga neni 210 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit për media, ekziston dyshimi i bazuar se, të dyshuarit Z.D. dhe V.B., që nga data 26 shtator 2019, në vazhdimësi kanë ushtruar presion dhe kanë kanosur të dëmtuarit O.K., S.K. dhe J.K., që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019, të përkrahin dhe të votojnë Listën Serbe.
“Të dyshuarit, fillimisht më 26 shtator 2019, kanë ushtruar presion tek i dëmtuari O.K., duke e futur në veturë kinse për t’a kontrolluar, pastaj e kanë kanosur përmes telefonit, në mënyrë që i njëjti t’iu bindej udhëzimeve të tyre. Ndërsa, më 27 shtator 2019, të dyshuarit e lartshënuar, kanë vazhduar presionin ndaj të dëmtuarit S.K., në atë mënyrë që e fusin në veturën e tyre, kinse për të biseduar pavarësisht vullnetit të tij, deri atëherë kur i dëmtuari e shfrytëzon momentin kur vetura nuk ishte në lëvizje dhe largohet nga vendi i ngjarjes. Në vazhdën e presionit të vazhdueshëm të partisë Lista Serbe ndaj anëtarëve të partisë SLS, dyshohet që për shkaqe politike, të dëmtuarës J.K., iu është ndërprerë marrëdhënia e punës nga Shtëpia e Shëndetit në fshatin Pasjan dhe vendimi të njëjtës iu është dorëzuar më 30 shtator 2019”, thuhet në njoftim.
Prokuroria Themelore në Gjilan, për këtë rast, përpos deklaratave të të dëmtuarve – dëshmitarëve, posedon edhe prova tjera materiale (incizime telefonike, sms) dhe brenda afatit ligjor do të vendosë mbi masën e sigurisë së të pandehurve, me qëllim të zbatimit të suksesshëm të procedurës penale./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025