LAJMI I FUNDIT:

Ish-kryetari i KSHZ-së Aleksandar Çiçakovski emërohet gjykatës administrativ

Ish-kryetari i KSHZ-së Aleksandar Çiçakovski emërohet gjykatës administrativ

Ish-kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Aleksandar Çiçakovski, është zgjedhur gjykatës në Gjykatën Administrative. Këshilli Gjyqësor në mesin e 31 kandidatëve e ka zgjedhur edhe Çiçakovskin.

Ai u shkarkua nga pozita e kryetarit të KSHZ-së, për shkak të keqpërdorimit me bonuset në KSHZ, ndërsa këtë skandal e publikoi ish-ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Për gjykatëse administrative gjithashtu është zgjedhur edhe bashkëshortja e ish-prokurorit në PSP Artan Ajro, Eleonora.

Ajo është gjykatësja e tretë në Gjykatën Administrative e zgjedhur nga Akademia./Telegrafi/

Deri 60 mijë euro para kanë përfituar anëtarët e KSHZ-së në Maqedoni (Video)
Lexo po ashtu Deri 60 mijë euro para kanë përfituar anëtarët e KSHZ-së në Maqedoni (Video)