LAJMI I FUNDIT:

A janë të dëmshëm për shëndetin magnetet që mbajmë në dyert e frigoriferëve? Kjo është e vërteta

A janë të dëmshëm për shëndetin magnetet që mbajmë në dyert e frigoriferëve? Kjo është e vërteta

Magnetet në dyert e frigoriferëve janë një nga gjërat e pashmangshme që thuajse të gjithë ne i posedojmë në shtëpitë tona

Cili nga ju nuk ka magnete të tilla që nuk i ka blerë në udhëtimin e fundit jashtë vendit apo gjatë pushimeve? Si dhuratë për një mik ose i një blerje interesante për veten.

Magnetet janë suvenirët më të blerë të këtyre viteve të fundit, por disa thonë që ato mund të shkaktojnë kancer.


Por, ruani qetësinë! Nuk bëhet fjalë për kancer apo shkaktim të problemeve serioze me shëndetin. Maksimumi që mund të shkaktojnë magnetet janë dëmtimi i pajisjeve.

Siç kanë thënë vazhdimisht ekspertët, magnetet në frigorifer nuk shkaktojnë ndonjë problem fizik në trup, por përkundrazi ato mund të prishin pajisjen të cilës i janë bashkuar, përgjithësisht frigoriferi.

Disa studime, në të vërtetë, kanë zbuluar se fusha magnetike e gjeneruar nga magnetet mund të shkatërrojë mbi të gjitha frigoriferët e rinj, ato të gjeneratës së fundit, veçanërisht nëse janë të pajisura me një ekran me prekje ose aksesorin që përgatit akullin.

Gjatë viteve të fundit është përhapur bindshëm lajmi që i referohet hulumtimeve të Universitetit të Princeton se mbajtja e këtyre magneteve në frigorifer e dëmton shëndetin deri në atë pikë sa shkakton kancer.

Për t’i dhënë fund këtij lajmit të rremë, Instituti i Lartë i Shëndetit italian ka vendosur të vendos pikë mbi këtë gënjeshtër dhe të deklarojë se nuk ka prova të shëndosha shkencore.

Sipas ekspertëve, në fakt, ekspozimi ndaj fushave magnetike të krijuara nga magnetet nuk është në asnjë mënyrë përgjegjëse për mbinxehjen e indeve dhe rritjen rrjedhimisht të probabilitetit të kontraktimit të kancerit, ndryshe nga sa mund të bëjë tymi i cigares. /Telegrafi/