Ilir Meta po sillet si humbës pas publikimit të konkluzioneve të komisionit të Venecias. Deklaratat që e konsideruan si trakt draftin e publikuar, teoritë konspirative se deputetët socialistë e dinin paraprakisht përfundimin, sulmet e ulta alla Edi Rama, ndaj gazetarëve të rreshtuar kundër tij, dhe në fund, aludimet se edhe “gjykatësit” e Venecias janë të blerë, flasin për nervozizmin të cilin presidenca ka shfaqur pas vendimit të papritur për të.
Le të jemi të qartë, vendimi i këtij komisioni, reputacioni i të cilit vështirë se mund të diskutohet, ka dy anë.
Në njërën ai e mbron kreun e shtetit nga procedura për shkarkim që ka nisur shumica parlamentare. Këtu ai është i qartë dhe e thotë e zeza mbi të bardhë se nuk ka ndodhur asnjë shkelje e kushtetuese që mund të justifikojë një precedent të pa dëgjuar më parë në Shqipëri.
Pjesa më e diskutueshme, ajo që e ka bërë Ilir Metën të shfaqet si “Luani i Venecias” që sfidon çdokënd, nuk i jep atij të drejtë për anullimin e 30 qershorit. Këtu përfundimi i ekspertëve është se ai i ka tejkaluar kompetencat që i jep kushtetuta.
Dhe pikërisht kjo është pika e cila kërkon sqarim.
Për të kuptuar atë është e domosdoshme të dimë se si funksionon Venecia. Ajo duhet imagjinuar si një laborator i cili bën analizën e materies që i jepet, për të nxjerrë përfundimet. Ajo shikon kushtetutën dhe ligjet e shkruara mbi letër dhe argumenton se si duhet të sillen personat që janë objekt i tyre. Me një fjalë ky komision nxjerr përfundimet optimale për situata dhe kushte normale.
Por, fatkeqësisht Shqipëria nuk është në një situatë të tillë.
Unë jam i sigurt se, të vendosur në një pozicion tjetër, ata juristë dhe eruditë që gjykuan kazusin e 30 qershorit, do ti dënonin me të njëjtin metër edhe ngjarje që kanë ndodhur kohët e fundit. Për ta do të qe e papranueshme ajo që bënë kuksianët kundër koncesionarit dhe shtetit që kish vendosur ti grabiste me taksën e rrugës. Për ta do konsiderohej e tillë protesta e dhunshme e unazës së re, megjithëse aty po u prishen shtëpitë e banorëve në emër të vjedhjes së dhjetëra milionë eurove. E tillë do të quhej edhe tentativa për të mbrojtur teatrin, për të zaptuar godinën, megjithëse ata që duan të përfitojnë me anë të kësaj afere kanë shkelur me dy këmbët kushtetutën. Po e njëjta logjikë mund të përdorej për djegien e mandateve, bojkotin e zgjedhjeve lokale e kështu me radhë.
Pra, në kushte normale, shumë pjesëza të pazëllit të rezistencës anti-regjim në Shqipëri do të dukeshin anormale. Por, ne nuk jemi një vend i tillë, ndaj edhe për këtë kemi votuar ligje si ai i dekriminalizimit apo ai i vettingut, që do t’i ngrinin qimet e kokës përpjetë çdo konstitucionalisti serioz.
Pak a shumë me këtë anormalitet ka dashur të përballet Ilir Meta.
Prandaj, nga laboratori i tij qibar, komisioni i Venecias është i ndershëm kur thotë se presidenti i tejkaloi kompetencat me anulimin e 30 qershorit. Ai ka logjikë të fortë kur argumenton edhe pasojat që rrjedhin prej kësaj. Problemi i tij i vetëm është se nuk merr parasysh kontekstin autoritaro monist, që shërbeu si skenë e ngjarjes që analizoi.
Pyetja të cilës ai nuk i jep përgjigje është se ç’duhet të bëjë, një grupim qytetarësh, një forcë politike, një autoritet shtetëror, në një mjedis ku shkelet çdo e drejtë dhe ku ligji përdoret si armë në duart e pushtetit (siç tregoi edhe në 30 qershor mosbotimi në fletoren zyrtare i dekretit, rrëzimi i tij nga KQZ e kapur dhe Kolegji Zgjedhor i frikësuar nga vettingu, që u vunë re dhe nga OSBE ODHIR). A mos vallë duhet që ata të kthejnë faqen tjetër kur ndjejnë një goditje të padrejtë?
Mes këtij konflikti, ndërmjet të ligjshmes dhe legjitimes, të cilit nuk i ka dhënë dot përgjigje Venecia, është ngatërruar edhe Ilir Meta. Gafa e tij e vetme ishte se besoi që, në kuadër të një shteti autoritar, mund t’i harmonizonte të dyja. Dhe, duke kujtuar se ia kishte arritur bëri deklaratën e nxituar të dorëheqjes (nëse Venecia i gjente shkelje).
Pikërisht, ky bast i humbur po e shtyn sot të shfaqë zemërim, të ushqejë teori konspirative dhe të sulmojë gazetarë.
Në fakt Meta duhet ta ndajë mendjen: askush nuk e ka luksin për të qenë ligjërisht e politikisht korrekt, kur ka vendosur të ndeshet me një regjim.
Nëse e bën këtë llogari, nuk ka pse të ndihet i zhgënjyer dhe as të sillet nervoz.
Vetëm pranimi i këtij realiteti e bën të gjejë paqe me verdiktin se “ka tejkaluar kompetencat”, duke mbrojtur diçka më të madhe. Vetëm nëse e ka seriozisht këtë betejë, ai nuk ka arsye të sillet si humbës. /Lapsi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze