Kush di të numërojë do të thoshte se zgjedhjet e së dielës në Austri sollën një ndryshim kursi të vendit. Drejtimi – më majtas. Kush është më i vëmendshëm dhe e ka ndjekur edhe fushatën zgjedhore në shtator do të arrijë tek një përfundim tjetër. Vërtet që koalicioni i i konservatorëve të ÖVP-së dhe të djathtëve të FPÖ-së para dy vitesh së bashku morën katër për qind më shumë vota, vërtet që Të Gjelbrit me 3,8 për qind dolën nga Parlamenti para dy vitesh e u rikthyen tani në mënyrë spektakolare, – por kjo nuk do të thotë se ka ndryshuar shumë atmosfera e zgjedhësve dhe orientimi i tyre.
Ish-kancelari Sebastian Kurz përfaqëson dhe administron një konsesus të gjerë konservator: Është mirë kështu siç jemi “ne”. Jo më refugjatë, të huajt të jenë të sjellshëm (para së gjithash më pak) – e në vend të kësaj krenari kombëtare dhe identitet. Kthim në politikën e para vitit 1968 dhe një BE-je që nuk na ndërhyn shumë. Me sfidat, ju lutemi na lini rehat. Shifra më e cituar e konfliktit zgjedhor ishte gjoja 0.2 për qind e gazit ndotës që ky vend i vogël dhe i pafajshëm emeton në botë. Më e rëndësishmja, çmimi i benzinës mbetet i ulët. Për planetin le ta vrasin mendjen të mëdhenjtë!
Fakti që Sebastian Kurz arriti të marrë vetëm 37,5 për qind të votave dhe nuk mori 60 për qind të tyre, shpjegohet me mentalitetin politik në Austri. Megjithë maninë për grindje për gjërat e vogla, partitë e shmangin çdo lloj mungese ujdie për çështjet e mëdha. Edhe votuesi e dëshiron që distanca mes partive të mbetet siç është. Do populli të shkojë djathtas, atëherë politikanët e të gjitha kampeve duhet ta ndjekin këtë sinjal.
Fakti që Të Gjelbrit para dy vitesh ishin shumë të dobët, lidhet me qëndrimin e tyre opozitar ndaj politikës strikte të qeverisë për refugjatët. Këtë herë ata e shmangën me kujdes këtë temë. Tema tjetër – ndryshimi i klimës – gjen menjëherë shumë mbështetje, për sa kohë, që nuk kërcënojnë masa të dhimbshme. Kështu një votë për këtë parti e qetëson ndërgjegjen.
Socialdemokratët përkundrazi u ndëshkuan. Fakti që edhe ata e shmangën me kujdes temën e migrimit, nuk mjaftoi për t’u afruar me votuesit. Zemërimin e tyre për riorganizimin e sigurimit shëndetësor, një temë për specialistët e funksionarët, nuk e kuptoi kush. Protesta e tyre kundër rregullores së re të orarit të punës, që lejon ditë pune 12 orëshe dhe javë me 60 orë punë i anashkaloi interesat e vetë klientelës socialdemokrate. Pikërisht tek shtresa punëtore është ende popullor modeli klasik familjar: Babai bën mbi orë, kurse nëna kujdeset për familjen dhe fiton diçka. E sikur kjo të mos mjaftonte, me kandidaten Pamela Rendi-Wagner, socialdemokratët nxorën në krye një kandidate të dobët dhe të pasigurt, që për shkak të mungesë së perspektivës në radhët e veta, nxirrte si pllakate vetëm “humanizmin” dhe “solidaritetin”. Por shenjat janë për burra të fortë dhe humor të keq. SPÖ nuk guxoi të linte gjurmën e fortë të saj.
Rezultati zgjedhor, sidomos rënia e FPÖ-së me 10 për qind në këto zgjedhje, të çon në një përfundim të gabuar: pra që zgjedhësit shprehën protestën e tyre kundër videos skandaloze të Ibicës, ku zëvendëskancelari, Heinz-Christian Strache duket si bën pazar me një gjoja oligarke ruse. Opinioni kishte katër muaj kohë për t’u shokuar për këtë. Por, shok nuk pati. Eh, kështu janë politikanët – ky ishte mesazhi. E nëse duan të bëjnë marrëveshje të pista, të paktën t’i bëjnë me elegancë dhe të kujdesen që të mos i kapin.
Sebastian Kurz i ka tani të gjithë mundësitë për të realizuar politikën e tij. Madje edhe me Të Gjelbrit ai do ta kishte një shumicë absolute, dhe kjo parti po i jep shenja fituesit se ka interes për një koalicion. Por kundërshtim ka nga dega e partisë në Vjenë. Më e lehtë për Kurz do të ishte të merrte, “Neot” rozë, një parti e vogël me qëndrime liberale në politikën ekonomike dhe shoqërore e qytetasve të shkolluar dhe në gjendje të mirë ekonomike.
Por, edhe partia nacionaliste e djathtë, FPÖ, do të ishte një partner i mundshëm. Sekretari i saj i Përgjithshëm, Harald Vilimsky, deklaroi në natën zgjedhore se ai “nuk sheh porosi” të votuesve për vazhdimin e koalicionit me ÖVP-në. Gjuha e thatë veçse ka kuptim nga ana taktike. Në fushatën zgjedhore, FPÖ i bënte elozhe Sebastian Kurzit. Tani ajo mund të ndërrojë taktikë dhe të rrisë çmimin. Por, ka gjasa që FPÖ të refuzojë pushtetin dhe të kalojë në një opozitë të fortë – një skenar që Sebastian Kurzit nuk duhet t’i pëlqejë shumë. Në këto kushte Austrinë e pret një poker disajavor politik. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
"Gjest i shëmtuar", Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u ndëshkua me karton të kuq
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj