LAJMI I FUNDIT:

Dita Ndërkombëtare e Përkthimit

Dita Ndërkombëtare e Përkthimit

Dita Ndërkombëtare e Përkthimit shënohet çdo 30 shtator, në nderim të përkthyesit të parë të Biblës, ilirit Jeronim, i cili konsiderohet si mbrojtës i shenjtë i përkthimit.

Kjo ditë ka nisur të festohet nga Federata Ndërkombëtare e Përkthimit, që nga viti 1953. Në vitin 1991, Federata lansoi idenë e njohjes ndërkombëtare të Ditës së Përkthimit për të shprehur solidaritet me komunitetin mbarëbotëror të përkthimit, si një përpjekje për të promovuar përkthimin profesional.