LAJMI I FUNDIT:

Jahti i tyre u fundos dhe mbetën në një barkë gome, momenti drithërues kur u shpëtuan nga një anije

Jahti i tyre u fundos dhe mbetën në një barkë gome, momenti drithërues kur u shpëtuan nga një anije

Chris dhe Kevin Dornad si dhe shoqëruesi i tyre Ben Johanson, përfunduan në një anije gome për raste emergjente, kur jahti i tyre u fundos, derisa po udhëtonin nëpër Oqeanin Paqësor.

Kushërinjtë australianë dhe britaniku që e drejtonte jahtin, u munduan të kthenin kontrollin mbi jaht, por e kishin të pamundur, shkaku i rrymave të fuqishme ujore, transmeton Telegrafi.


Megjithëse kërkuan ndihmë prej rojave bregdetare, ata nisën t’i humbin shpresat, meqenëse nuk po afrohej asnjë ndihmë, derisa barka e gomës ishte shumë e vogël për tre burra dhe kishin frikë se mund të fundosej.

Por, atyre iu erdhi një ndihmë një anije turistike, që pranoi thirrjen se në afërsi ka nevojë për intervenim emergjent. Ata arritën ta filmonin momentin drithërues, para se të ngjiteshin në anijen që i ktheu në Brisbane të Australisë.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditur arsyet e fundosjes së jahtit, derisa nga ky aksident ata nuk pësuan ndonjë lëndim dhe gjendja e tyre është e mirë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori