Forcat policore liruan rreth 300 meshkuj të rinj dhe fëmijë, nga një objekt në Kaduna të Nigerisë, ku të ndaluarit ishin torturuar në mënyra të ndryshme.
Në objektin që shfrytëzohej nga një shkollë islamike, ndodheshin shumë të ndaluar, mes tyre edhe fëmijë të lidhur me zinxhirë, transmeton Telegrafi.
Ali Janga është shefi kryesor i policisë në Kaduna, që bëri të ditur për BBC, se hetimet vazhduan pas dyshimeve të vazhdueshme lidhur me aktivitetin që zhvillohej aty. Këtë objekt, ai e kishte përshkruar si “shtëpi e torturës”, si dhe hapësirë ku njerëzit mbaheshin si skllevër.
Të ndaluarit, që nuk janë të gjithë nigerianë, ka thënë se janë torturuar, abuzuar seksualisht, u lanë të uritur dhe iu ndaluan të largohen – disa prej tyre, deri në disa vite. Derisa, ende nuk dihet se si përfunduan aty.
Shumica e fëmijëve, kanë thënë se u dërguan aty nga të afërmit, me besimin se është një shkollë ku mësohen mësime nga Kurani. Mes tyre, ishin dy fëmijë, që thanë se u dërguan nga prindërit e tyre, që jetojnë nga Burkina Faso.
Policia i ka arrestuar tetë mësimdhënës, që dyshohet të kenë shkaktuar lëndimet, derisa të liruarit, ishin më se të kënaqur, që më në fund po shijojnë lirinë.
Ata u dërguan në stadiumin e qytetit, ku do të qëndrojnë përkohësisht, derisa kanë nisur përpjekjet për t’ju gjetur familjet. Zyrtarët e sigurisë, kanë bërë të ditur, se ata iu janë nënshtruar kontrolleve fizike dhe psikike.
Shkollat islamike janë shumë të popullarizuara në Nigeri, por në mesin e tyre ka pasur edhe aktivitete të palejuara, derisa në njërën prej tyre, është gjetur se po i dërgojnë fëmijët të lypin lëmoshë nëpër rrugë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”
Pse kanë rëndësi zgjedhjet evropiane dhe si funksionojnë ato?
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit