LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: PSP-ja ka anashkaluar Anti-Korrupsionin

Bajrami: PSP-ja ka anashkaluar Anti-Korrupsionin

Afera e nepotizmit në Prokurorinë Speciale ka qenë e njohur që para tre vitesh nga Anti-Korrupsioni. Nuri Bajrami thotë se drejtuesit e PSP-së asnjëherë nuk i kanë dorëzuar në Komision të gjitha dokumentacionet e nevojshme për të punësuarit.

“Prej vitit 2016 lidhur me këtë prokurori është dorëzuar një paraqitje nga një person fizik ku dyshimet lidhen me punësimin e nipit të kryeprokurores speciale. Janë kërkuar informacione nga përbërja e atëhershme e Komisionit, por nuk janë dorëzuar nga ana e PSP-së. Pastaj më 20 nëntor 2017 me urgjencë është kërkuar të veprohet sipas kërkesës së Komisionit dhe përsëri nuk janë dorëzuar të dhëna nga PSP, kështu që lënda ka mbetur e hapur”, u shpreh Nuri Bajrami, Anëtar i Anti Korrupsionit.

Bajrami thotë se pavarësisht shpërndarjes së prokurorëve, Antikorrupsioni do të hetojë të gjitha dyshimet që ndërlidhen me nepotizmin në PSP.


OBRM-PDUKM-ja prej dy ditësh ka bërë një denoncim të ri me mbi 20 emra të familjarëve të pushtetarëve dhe të vetë prokurorëve, të cilët ishin në ekipin e Katica Janevës. Sipas tyre, PSP ka punësuar në bazë të lidhjeve familjare dhe kuadrove partiake të LSDM-së. Ata thonë se PSP u shndërrua në një institucion për kujdesin e të afërmve dhe anëtarëve të partisë.

OBRM-PDUKM

Kryeprokurorja Katica Janeva punësoi nipin dhe disa miq të saj;
Prokurorja Elizabeta Josifovska, punësoi vajzën e saj;
Prokurori Gavrill Bubevski, dy kushërinjtë e tij;
Prokurorja Lençe Ristoska kushërirën e saj;
Ministrja e Drejtësisë Renata Deskovska punësoi kushëririn Petre Boshkov
Ish-Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë Kole Shteriov, punësoi vajzën e tij Tea Shteriova.
Djali i gjykatëses supreme Lidija Nedelkova, David Nedelkov, ishte gjithashtu i punësuar;
Bernisa Rahiç – vajza e Esad Rahiç, drejtorit të burgut të Shutkës;
Marija Vasilevska, vajza e ish drejtorit të MEPSO-s Saso Vasilevskit;
Stojan Angeleski, djali i prokurores Mira Angeleska nga Kërçova;
Një i afërm i Ahmed Rushitit, gjyqtar në Apelin – Gostivar, Vullnet Rushiti.

OBRM-PDUKM-ja akuzoi gjithashtu se PSP-ja për këto 4 vite ka shpenzuar 15 milion euro, ku kryeprokurorja Katica Janeva ka marr pagën mesatare bruto prej 120 mijë denarëve, e cila me bonuse ka arritur deri në 250 mijë denarë. Sipas tyre, një prokuror në PSP ka marrë pagë mujore me gjithë bonuse 160 mijë denarë.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet

Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet

Kronika e Zezë
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kalo në kategori