LAJMI I FUNDIT:

Shëndeti digjital dhe realiteti kosovar!

Shëndeti digjital dhe realiteti kosovar!

Shëndeti digjital është realitet edhe në Kosovë. Fal Klinikës Digjitale, ju tani mund të konsultoheni me mjekë vendorë dhe ndërkombëtarë, në çdo kohë dhe nga çdo vend – edhe nga shtëpia juaj! Për më tepër, Klinika Digjitale ka filluar të ofrojë kontrolle mjekësore online, EKG dhe auskultim në distancë, ultrazë, transfer të imazherisë, matje të shenjave vitale dhe inovacione tjera të cilat do prezantohen në ditët në vijim.

Teknologjia çdo ditë e më shumë po ndërlidhet me kujdesin shëndetësor. Studiuesit po punojnë pandërprerë për të zbuluar predisponimin gjenetik ndaj sëmundjes së Alzheimerit. Google synon të instalojë sensorë në ambiente banimi për pleq, për të detektuar rrëzimin e tyre, si dhe që përmes telefonit inteligjent të masë nivelin e hemoglobinës dhe të diagnostikojë astmën. Nanomedicina është realitet dhe mund të trajtojë kancerin dhe sëmundjet e zemrës duke përdorur nanobotët – pajisjet e imëta për të riparuar qelizat e dëmtuara, për të korrigjuar mangësitë gjenetike, zëvendësuar molekulat e ADN-së dhe zhbllokuar arteriet.


Revolucioni digjital nuk do të ndryshojë vetëm kujdesin që marrim – ai do të ndryshojë edhe mënyrën se si e marrim atë kujdes shëndetësor. Digjitalizimi është duke siguruar infrastrukturën dhe ambientin ku teknologjia dhe kujdesi shëndetësor bëhen një dhe të pandashëm. Trajtimet e specializuara gjithmonë do të jenë të disponueshme edhe për ju, në çdo spital regjional dhe në qendrat e Mjekësisë Familjare. Për shëndetin tuaj, mjeku juaj mundet dhe duhet të punojë me specialistët më të mirë.

Jemi të vetëdijshëm se vala e inovacioneve në mjekësi tejkalon trajtimet aktuale. Tani fokusi është tek ekzaminimi në kohë reale dhe tejkalimi i pritjeve dhe vonesave për trajtimin mjekësor. Pritjet shumëorëshe për vizitë në dhomën e urgjencës ose pritjet disamuajshe për vizitë specialistike së shpejti do të kalojnë në histori dhe do të duken edhe primitive.

Një tregim futuristik: Paramendoni një çip mikroskopik të implantuar tek fëmija juaj gjatë lindjes. Çipi shërben për mbrojtje dhe para fillimit të çdo sëmundje të fëmijës juaj, ky çip dërgon njoftime tek ju dhe mjeku i fëmijës. Menjëherë pas informimit, mjeku përshkruan terapinë bazuar në gjenomin e fëmijës (të përshtatur për të) dhe e dërgon medikamentin tek ju me anë të dronit. Shëndeti juaj po ashtu mund të monitorohet nga sensorët e lidhur me mjekë specialistë në distancë. Para se ju të dyshoni apo vëreni ndonjë simptomë të kancerit apo të udhëtoni në një spital të largët për një skanim me CT ose MRI, nanobotët do mbledhin mostra indesh, do të zëvendësojnë qelizat e dëmtuara me qeliza të shëndosha, do të thithin çdo toksinë në gjakun tuaj dhe eliminojnë ato nga trupi. Edhe babai juaj i moshuar me Parkinson nuk ka më nevojë të dërgohet tek neurologu: nanobotët e brendshëm do shkarkojnë dopaminën në lokacionin e caktuar në trurin e tij. Sigurisht, ky tregim tingëllon i pabesueshëm. Por, kjo nuk do të thotë se nuk është i vërtetë. Këto ide e futuristike mund të duken të çuditshme, sepse truri i njeriut është krijuar për të menduar në raporte lineare derisa teknologjia zhvillohet në shkallë eksponenciale.

Përsëri në të ardhmen: Të paramendojmë disa ide futuristike nga e kaluara jonë. Dukeshin të pamundura për kohën, por sot janë të tejkaluara. Kemi shkuar përtej imagjinatës të viteve të ’70-ta dhe ’80-ta të shekullit XX. E çuditshme, apo jo? Zhvillimi dhe ekzaminimet në mjekësi janë në shkallë eksponenciale. Në vitin 2001, Endoskopia Kapsulare është aprovuar nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave e ShBA-së. Pasi pacienti gëlltit një video kamerë me madhësi pilulash, fotografitë e traktit gastrointestinal dërgohen në një pajisje regjistrimi që mjeku i ekzaminon. Kjo ka ndodhur në vitin 2001. Ku jemi sot? Kemi tejkaluar imagjinatën e vitit 2001. Në të njëjtën mënyrë, disa ide tona të pamundura në lidhje me mjekësinë futuriste mund të jenë veç një procedurë e zakonshme mjekësore. Mbi të gjitha, terapia me shushunjë dhe krimba ka bërë një rikthim befasues: krimbat dhe shushunjat janë klasifikuar nga FDA si pajisja e parë e drejtpërdrejtë mjekësore. E ardhmja na befason në mënyra të shumta.

Ne e dimë një gjë tani: është koha që të gjithë së bashku të krijojmë themelet e shëndetit digjital. Për të adoptuar një program dhe zhvillim të përbashkët digjital, ku kujdesi shëndetësor do të jetë përfitues për të gjithë të interesuarit, duhet të lëvizim të bashkuar – fondet shëndetësore, platformat digjitale, mjekët, klinikat e vogla, si dhe spitalet e mëdha. Shëndeti Digjital ofron kursime të kostos dhe qasje globale në trajtim dhe rezultate më të mira shëndetësore. Duke zhvilluar modele të reja dhe innovative, do të hyjmë në një epokë të re të mjekësisë së avancuar në gjithë globin.

Në trend

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
FAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia

FAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia

Lajme
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Kalo në kategori