LAJMI I FUNDIT:

“Grupi i Kumanovës”, mbrojtja e cilëson të padrejtë vendimin e Gjykatës së Apelit

“Grupi i Kumanovës”, mbrojtja e cilëson të padrejtë vendimin e Gjykatës së Apelit

Avokatët e të dënuarve në rastin Lagja e Trimave e cilësojnë si të padrejtë vendimin e Gjykatës së Apelit e cila la në fuqi dënimin e shkallës së parë. Pala mbrojtëse pretendon se Apeli nuk ka marrë parasysh asnjë dëshmi, për të cilat besojnë se do të kenë ndikim në ankesën që do ta adresojnë në Gjykatën e Lartë.

“Duke e ditur se çfarë sistemi të gjyqësorit kemi në Maqedoninë e Veriut, neve nuk jemi të befasuar. Vendimi erdhi me inercion ashtu siç ka gjykuar shkalla e parë. Asnjë provë prej 200 të propozuarave nga pala mbrojtëse nuk është pranuar dhe është një aktgjykim se e kemi pritur pasi që gjithçka ndikohet nga vendimi i shkallës së parë. Ju e dini se edhe rastet e tjera janë zgjidhur tek Gjykata e Lartë dhe besojmë se shansi jonë është në këtë gjykatë”, tha Naser Raufi, Avokat.

Sipas avokatëve trupi gjykues në Apel nuk ka votuar në mënyrë unanime.


“Sipas informacioneve tona votimi në trupin gjykues ishte 3 me 2. E kemi pritur që do të vërtetohet vendimi i parë, por shanset janë që në Gjykatën e Lartë të shfuqizohet dhe kthehet në rigjykim sepse dënimet me burg të përjetshëm me automatizëm ankimohen në Gjykatën Supreme “, u shpreh Asmir Alispahiç, Avokat.

Më 2 nëntor 2017, mbi akuzën për terrorizëm Gjykata Penale e Shkupit dënoi 7 nga anëtarët e grupit të armatosur me burg të përjetshëm, 13 me nga 40 vjet burgim, 6 me nga 20, 1 me 18 vjet, 2 me nga 14 vjet burg, 2 me nga 13 vjet burg, ndërsa 4 prej tyre për shkak të mungesës së dëshmive ishin liruar nga akuza. Shumica e dënuarave janë shtetas të Kosovës të përfshirë në ngjarjet 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë ku ishin vrarë 8 pjesëtarë të forcave policore dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori