LAJMI I FUNDIT:

​Pse politikanët e opozitës në Korenë Jugore rruajnë kokën publikisht?

​Pse politikanët e opozitës në Korenë Jugore rruajnë kokën publikisht?

Udhëheqësi i opozitës në Korenë e Jugut është i fundit në një seri politikanësh që kanë rruar publikisht kokën në protestë kundër qeverisë, njoftoi BBC të martën.

Hwang Kyo këtë veprim e mori para mbështetësve dhe reporterëve jashtë pallatit presidencial.


Opozita po proteston kështu kundër ministrit të ri të Drejtësisë Cho Cook, familja e të cilit është përfshirë në skandale korruptimi.

Për të njëjtën arsye, dy deputetë rruan kokën javën e kaluar.

Të gjithë janë zyrtarë të një partie konservatore që kundërshtojnë qeverinë e presidentit Mun Jin, nga i cili kërkojnë largimin e Cho.

Cho Cook, një ish-profesor i drejtësisë afër presidentit, mori detyrën muajin e kaluar.

Kritikët e tij janë të zemëruar pasi Mun e ka emëruar atë përkundër akuzave serioze për keqtrajtim financiar dhe akademik nga anëtarët e familjes së tij.

Gruaja e Cho, gjithashtu një profesoreshë, akuzohet për falsifikim të materialit që e ndihmoi vajzën e tyre të regjistrohej në kolegj dhe të marrë një bursë, duke bërë që studentët e tjerë të rebelohen.

Prokurorët po hetojnë gjithashtu një mashtrim të dyshuar në një fond të lidhur me kushëririn e Cho. Hetuesit kanë bastisur anëtarët e familjes së ministrit javët e fundit. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori