LAJMI I FUNDIT:

PreFoto hap fazën e aplikimit për të apasionuarit e fotografisë

PreFoto hap fazën e aplikimit për të apasionuarit e fotografisë

Festivali Ndërkombëtar i Fotografisë i cili mbahet gjatë muajit nëntor në Preshevë ‘PreFoto’, ka hapur fazën e aplikimit, ku të drejtë kanë gjithë fotografët profesionist dhe të apasionuarit e fotografisë.

Organizatorët nëpërmjet një njoftimi thonë se PreFoto është një konkurs i hapur për të gjithë fotografët profesionist dhe të apasionuarit e fotografisë.


“PreFoto është e certifikuar nga organizata “IAAP” (International association of art photographers) dhe Shoqata e fotografëve Amerikan “PSA” (Photographic Society of America). Çertifikimi i PreFoto nga këto dy organizata ndërkombëtare dëshmon cilësinë dhe seriozitetin e ekspozitës. Të gjitha fotografitë që pranohen për t’u ekspozuar printohen nga organizatorët e festivalit. Në këtë konkurs kanë aplikuar shumë fotograf nga e gjithë bota. Konkursi – Ekspozita PreFoto ka dëshmuar seriozitetin në organizimin e aktiviteteve të tilla, duke e kthyer Luginën e Preshevës në një vendtakim për të apasionuarit e fotografisë”, thuhet në njoftim.

Tani janë hapur aplikimet për edicionin e 9 që do të mbahet në muajin nëntor tema dhe këtë edicion do të jetë e lirë.

Rregullat e Aplikimit:

Konkursi është i hapur për të gjithë fotografët profesionist dhe të apasionuarit e fotografisë.

Fotot me ngjyrë ose bardh e zi

Çdo pjesëmarrës mund të aplikoj në maksimum 3 foto.

Fotot duhet të dërgohen në rezolucionin prej minimum 2400 piksel ose 300 dpi, në cilësinë më të lartë në formatin JPEG.

Fotot nuk duhet të posedojnë ndërhyrje.

Çdo fotograf do të merr konfirmim për pranimin e fotove, ndërsa do të lajmërohen vetëm ata që do të pranohen në Ekspozitë/Konkurs .Fotografitë e dërguara duhet të titullohen.

Fotografitë mund të dërgohen në e-mail adresën prefoto2011@gmail.com

Aplikimi është pa pagesë

Data e fundit e aplikimit 20.10.2019

Në trend Lajme

Më shumë
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Lajme
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Lajme
Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Jehona Hulaj
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori