Si t’i lash xhinset për t’i pasur gjithmonë të reja, ruaj ngjyrën me këto mënyra të thjeshta
Ke gjetur një palë xhinse të reja që të rrinë aq mirë sa duken sikur ke lëkurë të dytë? Urime, kjo është vërtet e vështirë të ndodhë
Por tani vjen sfida e dytë më e madhe e xhinseve: larja dhe pastrimi, në mënyrë që ta ruajnë sa më gjatë ngjyrën, por edhe të mos konsumohen.
Gjëja më e mirë e xhinseve është që mund t’i veshësh më shumë se bluzat apo këmishët me të cilat i kombinon.
Ekspertët thonë se nuk është e nevojshme t’i lash shpesh xhinset, madje ka nga ata që mendojnë se xhinset mund të qëndrojnë deri në dy muaj pa u larë në makinë larëse.
Përveç njohurive që dini, këtu janë 5 mënyra të thjeshta për të larë xhinset pa u dëmtuar.
Ktheji nga ana e mbrapshtë
Të kujdesesh për xhinset do të thotë t’i ruash ato nga dëmtimi dhe t’u ruash ngjyrën e gjelbër pa e humbur atë. Gjithmonë ktheji xhinset nga ana e brendshme, para se t’i lash, për të parandaluar venitjen e ngjyrës natyrale që shkaktojnë sapuni dhe uji.
Përdor ciklin e shkurtër dhe ujin e ftohtë
Mund të të duket se xhinset kërkojnë një trajtim të veçantë në larje, por është krejt e kundërta. Që xhinset të mos marrin nuanca apo materiale nga rrobat e tjera, vëri në ciklin e shkurtër të larjes dhe me ujë të ftohtë. Uji i nxehtë, madje edhe ai i ngrohtë, do t’i tkurrë, por edhe do t’i çngjyrosë dalëngadalë.
Evito detergjentin dhe shto pak uthull të bardhë
Rrallëherë ndodh që t’i kesh xhinset shumë të pista. Nëse nuk janë në këtë fazë, këshillohet që ta evitosh detergjentin dhe në vend të tij për larje të përdorësh një filxhan uthull të bardhë. Uthulla është një pastrues natyror që nuk e dëmton materialin dhe ruan ngjyrën.
Përdor larjen me dorë
Natyrisht, nëse ke pak më shumë kohë dhe një lavaman ose vaskë të lirë, një nga mënyrat më të mira për t’u siguruar që xhinset ta ruajnë ngjyrën dhe të mos dëmtohen është larja me dorë. Para këtij procesi, futi në ujë të ftohtë, në të cilin ke shtuar një filxhan uthull të bardhë. Lëri ta thithin për 15 minuta.
Përdor tharjen natyrale
Përfundimisht, të gjithë kanë arritur në një përfundim shumë të rëndësishëm që duhet mbajtur mend kur është fjala për xhinset: kurrë mos përdor centrifugën – madje as për pesë minuta. Nëse do që ta ruajnë ngjyrën sa më gjatë, atëherë lëri xhinset të thahen natyralisht nga rrezet e diellit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTemperaturat në minus, metodat sekrete për ta mbajtur shtëpinë të ngrohtë
Hëna e plotë e janarit: Si do të ndikojë për të gjitha shenjat
Shumica e njerëzve përdorin shumë detergjent rrobash, sa ju nevojitet vërtet?
Metoda më e lirë për tharjen e rrobave në dimër pa pasur nevojë për nxehtësi
Një metodë interesante që uji të mos depërtojë në këpucët tuaja
Në cilin vend jetojnë të rinjtë më të pakënaqur në Evropë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime