Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka premtuar se dosjet e policëve të vrarë në krye të detyrës do të rihapen dhe fajtorët do të përgjigjen përpara drejtësisë së re.
Gjatë vizitës që zhvilloi në familjen e efektivit Kolë Ndreshaj, gjithashtu i vrarë, Lleshaj theksoi se: “Për fat të keq ka shumë raste krimesh të rënda, që nuk janë zbardhur ende. Flenë nëpër sirtarët e drejtësisë tonë me dhjetëra e dhjetëra dosje, të cilat nuk mund të harrohen kurrë dhe ne nuk mund t’i harrojmë dhe s’do t’i harrojmë kurrë.”
Lleshaj kërkoi edhe një rol më të madh të Policisë së Shtetit në identifikimin e autorëve të vrasjeve të kolegëve të tyre.
“Kemi besim të plotë që me reformën e madhe që po bëhet në drejtësinë shqiptare, me krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë, edhe hapja e dosjeve të vjetra, të cilat kurrë nuk do të bëhen të vjetra, do të jetë prioritet i punës së organeve të policisë. Policia e Shtetit sigurisht që ka për të luajtur rolin e saj në mënyrë që të gjitha dosjet e vjetra, por sidomos dosjet e policëve të vrarë në detyrë, për të cilët ende nuk është bërë zbardhja e tyre, të gjejnë përgjigjen dhe ata që kanë llogari për të dhënë, të japin llogari para drejtësisë”, tha ministri.
Ministri Lleshaj prezantoi sot edhe krijimin e Fondacionit “Gjurmë”, i cili përbëhet nga fëmijët e policëve të rënë në detyrë, të cilët do të ndjekin problemet që ka secili prej tyre, me qëllim për t’i gjendur pranë atyre që kanë më shumë nevojë. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare