Meshkujt nuk janë imunë ndaj kritikave të të tjerëve mbi mënyrën e prindërimit, ndërkaq është surpriza më e madhe kush më së shumti i kritikon
Spitali i fëmijëve C.S. Mott ka bërë një anketë dhe ka pyetur baballarët të cilët kanë fëmijë deri në moshën 13-vjeçare mbi ‘perceptimin e tyre të kritikave të cilat i marrin në llogari të prindërimit’, transmeton Telegrafi.
Madje 52 për qind e të intervistuarve kanë pranuar që kanë qenë në shënjestër të të tjerëve për shkak të sjelljeve të tyre që kur janë bërë prindër.
Surprizë edhe më e madhe është që kritikat nuk janë bërë nga të tjerët, por nga prindi tjetër i fëmijës.
Autorja e studimit Sarah Clark thotë që kjo ka kuptim, sepse rrethanat për kritika më së shumti paraqiten kur jemi çdo ditë në afërsi të dikujt.
Mirëpo, te baballarët ndikon posaçërisht, sepse “shkatërron konceptin e prindit si ekip i cili punon bashkërisht’.
Më shumë se një e katërta e baballarëve pjesëmarrës në anketë kanë shtuar se si për shkak të kritikave kanë vetëbesim më të ulët dhe ndihen më pak të angazhuar si prindër.
Burimet e tjera më të mëdha janë gjyshja dhe gjyshi i fëmijëve, miqtë e babait, personat e panjohur në vende publike dhe profesionistët siç p.sh. mësuesit dhe mjekët.
Dy arsye më të mëdha janë mënyra në të cilën baballarët disiplinojnë fëmijët dhe me çfarë i ushqejnë.
Baballarët dëgjojnë më së shumti për atë se si nuk i kushtojnë mjaft kujdes pasardhëseve të tyre apo që janë tepër të vrazhdë me ta.
“Kjo reflekton stile të ndryshme të prindërimit midis nënave dhe baballarëve. Mirëpo, mënyra ndryshe nuk është e keqja e domosdoshme. Aq më parë, fëmijët kanë benefite për shkak të mënyrave të ndryshme të prindërimit dhe interaksioneve”, thotë Clark. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë
Zakonet e këqija të çdo shenje të horoskopit
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori
Si të jeni një lider karizmatik dhe i pushtetshëm
Disa fuqi të fshehura të Bricjapit
"Puthja singaporiane": Një praktikë e re seksuale që shumica nuk e dinë, por që janë zjarr i vërtetë në shtrat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025