“Lugina e Paqes” është varreza më e madhe në botë, dhe ndodhet 150 kilometra në jug të Bagdadit.
Aty dergjen eshtrat e miliona njerëzve, si dhe të shumë imamëve shiitë. Sipas UNESCO-s, këto varreza janë të vetmet në botë që vazhdojnë t’u shtohen varret prej 1400 vjetësh.
Por varrmihësit që punojnë midis varreve të rreth 5 milionë myslimanëve, përfshi dhe ata që janë vrarë në luftërat e shumta të Irakut, thonë se puna e tyre është plot me rreziqe, pasi vendi përndiqet nga shumë fantazma.
”Një ditë, një hije më erdhi fshehurazi nga pas. Më goditi fort në kokë dhe më la të lënduar rëndë. Tani nuk eci dot siç duhet dhe ende ndiej sikur trupin ma përndjek një fantazmë”, tha për Al Xhazira një ish-varrmihës i quajtur Hajdar al-Hatemi.
Familjarët e tij të shqetësuar shitën shtëpinë që ta kuronin me disa seanca për pastrimin e shpirtit, të cilat kushtuan 30 mijë dollarë. Por, pas dy vjetësh ai vazhdon të jetë i prekur nga sëmundja e çuditshme që e bën të ndihet keq.
Familja tani jeton në një lagje të varfër në qytetin Naxhaf, dhe e ka të vështirë t’i kthehet jetës normale. Gruaja e Hatemit, e tmerruar nga sjelljet e tij të pazakonta, ka kërkuar shkurorëzim.
“Po varrosja një grua dhe gjatë funeralit, kur u përkula për ta ngritur, dora e saj më goditi aq fort në fytyrë sa ngriva në vend”, thotë 23-vjeçari Abo Sebi.
Mjekët shpjegojnë se ndodh që trupit t’i lëvizin gjymtyrët pas lëshimit të muskujve të ngrirë, por Sebi hyri në depresion dhe pas disa përpjekjesh për të vrarë veten, u mor nën kujdesin e spitalit amerikan në Liban, ku trajtimi i kushtoi 7000 dollarë. Megjithatë, nevoja për punë dhe papunësia e lartë në Irak e bëri që të rikthehet të punojë si varrmihës, për 300 dollarë në muaj.
Hani Aba Naim, 61 vjeç, këmbëngul se ka parë dy lloj gjallesash: një fantazmë nga bota e përtejme, dhe një krijesë të kësaj bote.
“E pashë natën. Po hidhej nga varri në varr që të ushqehej me mishin e freskët të trupave të sapo varrosur. Dukej si një krimb i madh, sa një fëmijë, i mbuluar me gëzof si të maces”, tha Naim./tch
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos
Takimi i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës - çfarë u bisedua e çfarë u vendos
Pse zjarret në Kaliforni janë përhapur kaq shpejt?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025