LAJMI I FUNDIT:

Babai i verbër bartë në shpinë të birin që vuan nga paraliza cerebrale, e shpëton nga uragani Dorian – mezi ecte nga thellësia e ujit

Babai i verbër bartë në shpinë të birin që vuan nga paraliza cerebrale, e shpëton nga uragani Dorian – mezi ecte nga thellësia e ujit

Një burrë i verbër nga Ishujt Bahama ka arritur të bëjë diçka që konsiderohej pothuajse e pamundur: përkundër uraganit të fuqishëm Dorian që ka shkatërruar gjithçka para vetes – ai e dërgoi të birin e tij invalid në një zonë të sigurtë.

Pasi që uragani shkatërroi kulmin e shtëpisë së tij, Brant Lowe, 49-vjeç, është detyruar ta dërgojë të birin e tij 24-vjeç në një zonë më të sigurtë dhe atë duke ecur nëpër ujë, që e mbuloi deri në mjekër, transmeton Telegrafi.

I biri i tij vuan nga paraliza cerebrale dhe si rezultat i kësaj sëmundje nuk mund të ecë. Në anën tjetër, Brand që kishte mbetur i verbër 11 vite më parë, e ka bartur në shpinë birin e sëmurë duke kaluar nëpër rrugët e mbuluara me ujë dhe kështu e dërgoi të birin në një vend më të sigurtë.


“Shiu filloi të binte më shumë dhe nuk mund të prisja më dhe u detyrova të reagojë. E barta në shpinë, thellësia e ujit ishte aq e madhe sa që edhe mjekrën për pak sa nuk ma mbulonte”, ka deklaruar Brant për mediat amerikane.

E gjitha filloi kur erërat e forta shkatërruan kulmin e shtëpisë dhe kështu me familjarët dhe fqinjët u fshehën në tualet, duke menduar se do të jenë më të sigurtë. Megjithatë edhe ajo zonë filloi të rrezikohet dhe kështu vendosi të ndërmarr diçka.

“Kam qenë i tmerruar sepse nuk besoja që ishte aq thellë. Prisja që uji të arrinte deri të gjunjët kur shkela jashtë, por e kuptova se situata ishte shumë me e keqe”, ka shtuar Lowe.

Ky baba e barti në shpinë të birin deri te një i afërm që më pas i ndihmoi deri në një strehimore. Megjithatë është detyruar të largohet nga familjarët e tij pasi që i është dashur tre herë në javë t’i nënshtrohet dializës. E përkujdesin për të birin e ka ndërmarrë motra e tij e madhe. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti

Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti

Azia
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Botë
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni

Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni

Amerika
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Amerika
'E ardhmja është në duart tona': Shkencëtarët e konfirmojnë, viti 2024 më i nxehti në histori

'E ardhmja është në duart tona': Shkencëtarët e konfirmojnë, viti 2024 më i nxehti në histori

Botë
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Botë
Kalo në kategori