LAJMI I FUNDIT:

Krahasohet me anijet e Marinës amerikane, në shitje jahti luksoz i bashkëthemeluesit të Microsoft – i është vënë edhe çmimi

Krahasohet me anijet e Marinës amerikane, në shitje jahti luksoz i bashkëthemeluesit të Microsoft – i është vënë edhe çmimi

Nëse ndonjëherë keni dashur të zotëroni një jaht luksoz gjigant, rreth 126 metra i gjatë, tani mundeni – për 325 milionë dollarë.

“Octopus” ishte një nga tre superjahtët e bashkëthemeluesit tashmë të ndjerë të Microsoft, Paul Allen.


Jahti luksoz është një nga më të mëdhatë në botë dhe mund të akomodojë 26 të ftuar dhe 63 pjesëtarë të ekuipazhit.

Sa i përket madhësisë, ai krahasohet me anijet shkatërruese të Marinës amerikane.

E ndërtuar në vitin 2003 dhe e riparuar këtë vit, “Octopus” ka të gjitha tiparet tipike luksoze – duke përfshirë një pishinë, një xhakuzi, spa, një bar dhe një palestër.

Po ashtu, brenda këtij jahti ka edhe kinema, një sallë pritjeje që ju mundëson të shihni pamjen nënujore, ashensorë dhe një fushë basketbolli.

Nëse keni motor nënujor, makinë apo edhe helikopterë atëherë mund t’i merrni me vete sepse ka vend në jaht.

Pas vdekjes së Allen në 2018, shumë nga sendet e tij me vlerë u shitën, përfshirë aeroplanin më të madh në botë, të zhvilluar nga kompania ajrore e Allen-it, Stratolaunch. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Zebra iki nga kamioni, shkakton kaos në rrugët e Uashingtonit

Zebra iki nga kamioni, shkakton kaos në rrugët e Uashingtonit

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Fun
Rekord i ri botëror: Amerikani gjuan dhe kap shpatën me zjarr 73 herë në 30 sekonda

Rekord i ri botëror: Amerikani gjuan dhe kap shpatën me zjarr 73 herë në 30 sekonda

Interesante
Kalo në kategori