LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Të rinjtë tanë të konkurrueshëm edhe në tregun global

Hoxha: Të rinjtë tanë të konkurrueshëm edhe në tregun global

Ministrja në detyrë e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka vizituar Qendrën e Kompetencës në Ferizaj, qendër kjo e cila brenda saj përmban profile të ndryshme të aftësimit profesional.

Dhurata Hoxha u shpreh se të rinjtë e Kosovës duhet ta shohin të ardhmen e tyre në vendin e tyre.


Ndër të tjera ajo tha se kjo qendër duhet ta ketë të hapur rrugën që të vazhdojë me drejtime të tjera inovative.

“Uroj që gjithë këta studentë që i keni të gjejnë punë në Kosovë dhe të qëndrojnë në Kosovë, sidomos me këto profesione që i kanë të bëhen të pavarur ekonomikisht. Ju duhet ta keni rrugën hapur që të vazhdoni edhe me drejtime të tjera inovative. Të rinjtë duhet që ta shohin të ardhmen e tyre në Kosovë”, u shpreh Hoxha.

Gjatë kësaj vizite, Hoxha tha se Ministria e Integrimeve Evropiane, një nga prioritetet kryesore e ka koordinimin e donacioneve dhe donatorëve, si dhe përshtatjen e kurrikulave me nevojat e tregut.

“Koordinimi i donatorëve për ne është një përgjegjësi shumë e lartë dhe e madhe. Edhe me Mbretërinë e Luksemburgut në vitin e kaluar kemi nënshkruar marrëveshjen e programit të vazhdimit të këtyre donacione dhe njëra nga prioritetet ka qenë edhe aftësimi profesional. Ne kemi insistuar që aftësimi profesional dhe nevoja për me i përshtat tregut, me iu përgjigj me kurrikula dhe aftësim profesional. Ne duhet të jemi të konkurrueshëm jo vetëm me vendin tonë por edhe me tregun global”, tha Hoxha.

Ndërsa drejtori i Qendrës së Kompetencës në Ferizaj, Bashkim Hyseni, tha se presin një bashkëpunim me odat profesionale në Kosovë, duke kërkuar edhe nga institucionet përgjegjëse që të krijojnë programe për t’ia bërë edhe më të lehtë punën këtyre nxënësve.

Hyseni shtoi se pret bashkëpunim me Odat Profesionale të Shëndetësisë respektivisht me Odën e Mjekëve të Kosovës.

“Presim nga institucionet qendrore që ta bëjnë pjesën e vetë, po ashtu në lehtësimin e punës sonë duke filluar nga Ministria e Arsimit. Ne pa sektorin privat dhe pa pjesëmarrjen e tyre direkte nuk mund të funksionojmë. Nganjëherë kemi kontestim,e nganjëherë për profile të ndryshme. Ne do të prodhojmë për tregun evropian”, tha Hyseni.

Qendra e Kompetencës në Ferizaj është ndërtuar dhe pajisur me kontributin e Qeverisë së Luksemburgut, ndërsa gjenerata e parë e kësaj shkolle, ka qenë ajo e vitit 2013-2014. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori