Koha për Iranin nuk pret. Teksa tre shtete evropiane që kanë nënshkruar marrëveshjen atomike më 2015 – Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe – përpiqen ta shpëtojnë këtë marrëveshje, Irani gradualisht po e rrit presionin me shpresën që këto shtete të bëjnë atë që pret Irani prej tyre. Por, kjo është shumë më tepër nga sa mund të bëjë Evropa. Vetëm dy instrumente për të cilat kanë rënë dakord evropianët, do t’i ndihmonin Iranit për ta kontrolluar paksa furinë e sanksioneve amerikane.
Instrumenti i parë është Instex-i, një shoqëri SPV e themeluar në janar, e cila mundëson shkëmbimet me Iranin. Instex është e aftë të funksionoje dhe nga ana tjetër në Iran është themeluar një shoqëri partnere. Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe venë në dispozicion për Instex-in personelin dhe kapitalin, rregullat e marrëveshjes janë në fuqi. Disa sipërmarrje evropiane janë të gatshme për të rifilluar me këtë mekanizëm biznesin (legal) me Iranin.
Çfarë mungon është transaksioni i parë. Kjo për arsye, se secila ndërmarrje druan prej indinjatës së SHBA-së. Po ashtu Instex është i përshtatshëm për shuma të vogla dhe furnizime të mallrave humanitare, si p.sh. medikamente. Volumi i tij nuk mjafton për t’i shmangur problemet e Iranit. Ndaj presidenti francez, Emmanuel Macron, në samitin e G7-shit në Biarritz përmendi një tjetër instrument: një linjë kredie prej 15 miliardë dollarësh, e cila t’i mundësojë Iranit financimin e domosdoshëm urgjentisht për mallrat e importit. Kjo ide është ende e papërpunuar dhe ekspertët po punojnë, që të përcaktojnë detajet e saj.
Për Iranin të gjitha këto ecin shumë ngadalë. Teherani donte ta anulonte marrëveshjen atomike, prej së cilës SHBA u tërhoqën vitin e kaluar, e kësisoj ai do t’i injoronte të gjitha detyrimet ndaj saj. Por, Irani nuk e bëri këtë. Tani ai ka nisur t’i shkelë gradualisht – fillimisht në masë të vogël – këto detyrime. Në korrik Irani e rriti normën e lejueshme të pasurimit të uraniumit nga 3,67 për qind në 5 për qind.
Tani presidenti iranian, Hassan Ruhani ka deklaruar se autoriteti iranian bëthamor në fushën kërkimore-shkencore dhe atë të zhvillimit “menjëherë” do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe nuk do t’u përmbahet më “të gjitha detyrimeve në këtë fushë”. Ruhani tha gjithashtu se partnerët kontraktues kanë dy muaj kohë për t’i përmbushur premtimet e tyre. Pas kësaj edhe Irani sërish do t’u përmbahet detyrimeve. por deri tani përpjekjet e këtyre tre vendeve nuk i kanë dëshmuar rezultatet e dëshiruara.
Ditët e ardhshme Agjencia Atomike iraniane do ta precizojë deklaratën e Ruhanit. Me zgjerimin e aktiviteteve nukleare në fushën kërkimore-shkencore dhe atë të zhvillimit mund të nënkuptohet, se Irani po zhvillon centrifuga të reja më me rendiment për pasurimin e uraniumit, gjë për të cilën marrëveshja bërthamore parashikon kufizime. Po ashtu ajo mund të nënkuptojë edhe se Irani sërish prodhon uranium të pasuruar për reaktorin e vet kërkimor në Teheran, i cili është pothuajse një gjysmë shekulli i vjetuar e në kuadër të marrëveshjes ky reaktor ishte nxjerrë jashtë funksionit. Reaktori kërkimor furnizon mjekësinë e radiologjisë së Iranit me uranium të pasuruar.
Pritjet e Iranit janë të mëdha ndaj tre vendeve të BE-së. Këto vende kërkuan nga Irani si një masë për forcimin e besimit, që Teherani të mos ndjekë më politikën e përshkallëzimit në ngushticën e Hormuzit. Irani e ka kuptuar që kjo nuk është në interesin e tij. Sepse me çdo anije të bllokuar do të ashpërsohej misioni amerikan në Gji për sigurimin e qarkullimit të lirë të anijeve.
Një tjetër masë për forcimin e besimit mund të ishte që Irani të tërhiqet vullnetarisht nga shkeljet ndaj marrëveshjes. Por, Irani do që ta përdorë këtë si mjet presioni. Ende ky vend prej kësaj nuk ka përfituar asgjë. /DW/
(Autori është redaktor i ditores “Frankfurter Allgemeine Zeitung”)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës