LAJMI I FUNDIT:

Maden Group në garë të ngushtë për “WIN Award” me projektin e American School of Kosova

Maden Group në garë të ngushtë për “WIN Award” me projektin e American School of Kosova

WIN Awards (World Interiors News Awards), gara internacionale për dizajnin e enterierit dhe produkteve të ndryshme së fundi ka publikuar listën e ngushtë të projekteve në të gjitha kategoritë ku në njërën prej tyre hyn edhe një projekt në Kosovë.

Bëhet fjalë për projektin e Maden Group në American School of Kosova, i cili është në listën e pesë projekteve më të mira në kategorinë LEARNING, kategori e cila përfshin institucione arsimore siç janë shkollat, kolegjet dhe bibliotekat.


Çdo vit, World Interiors News Awards (WIN Awards) mirëpret arkitektë, dizajnerë të enterierit dhe dizajnerë të produkteve nga e gjithë bota dhe çimet ofrojnë një mundësi fantastike për ta, për të shfaqur punën tek një audiencë ndërkombëtare.

Prezantimi dhe shpërndarja e çmimeve do të bëhet në Londër me 24 tetor në eventin WIN WAN.

artikull i sponsorizuar
Artikull i sponzorizuar