LAJMI I FUNDIT:

Partia e Drejtësisë: Viti i ri shkollor, le të jetë i mbarë dhe i frytshëm për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit

Partia e Drejtësisë: Viti i ri shkollor, le të jetë i mbarë dhe i frytshëm për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit

Partia e Drejtësisë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, 2019/2020, uron të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës, mësimdhënësit edhe prindërit, duke lutur Zotin e madhërishëm që ky vit të jetë më i frytshëm dhe më i suksesshëm.

“Me këtë rast PD përshëndet dhe përcjellë urimet më të përzemërta për këtë ditë, që shënon një fillim të ri në rrugëtimin e shoqërisë kosovare drejt diturisë dhe ndërtimit të një të ardhmeje më të ndritur. Shpresojmë që ky vit të jetë sa më i mbarë dhe i frytshëm me rezultate sa më të mira për të gjithë nxënësit.


Një urim i veçantë shkon për nxënësit që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, që në këtë ditë e ndjen veten më të rritur e më të ditur dhe më të motivuar për t’u bërë edhe më të aftë për t’i shërbyer vetes, familjes, por edhe shtetit të tyre”, thuhet në njoftimin për media.

Në këtë fillim viti shkollor, PD u shpreh të gjithë mësuesve mirënjohje që nëpërmjet punës së tyre fisnike në përgatitjen e brezave të ri, kontribuojnë me përkushtim në edukimin e nxënësve dhe i fton që të vazhdojnë edhe më të përkushtuar misionin e tyre fisnik që e bëjnë me arsimimin dhe përgatitjen e të rinjve për një të ardhme më të ndritur të tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori