LAJMI I FUNDIT:

Makina SUV me tri radhë ulësesh që Audi do duhej ta prodhonte

Makina SUV me tri radhë ulësesh që Audi do duhej ta prodhonte

Sikur një RS6, por shumë më praktik

Të gjithë kanë mbetur të mahnitur me Audi RS6 Avant me 4.0 litra që prodhon 591 kuaj fuqi, duke i mundësuar që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta rrijë për 3.6 sekonda, transmeton Telegrafi.


Kjo makinë është shumë e mirë dhe komode, mirëpo sikur të ishte edhe më të madhe, sikur Q7 SUV, që i ka tri radhë ulësesh.

Aksyonov Nikita është artisti që e ka ilustruar një SUV gjigant, të bazuar në stilin e RS, të cilin Audi do duhej ta prodhonte sepse do ishte shumë i pëlqyer.

Në makinën e ilustruar janë vënë rrotat e RS Q7, derisa ka edhe shumë linja nga po kjo makinë, duke e bërë shumë praktike dhe të mirë. /Telegrafi/