Partia Demokratike ka publikuar dokumentet e autoriteteve të Greqisë ku rezulton se Agim Kajmaku, kryebashkiak i Vorës, ka çështje penale të hapur.
Sipas Gazment Bardhit, sekretar i përgjithshëm i PD-së, Kajmaku është arrestuar në vitin 2003 në Greqi nën akuzën e falsifikimit të parave, ndërkohë që dosja e tij ka përfunduar në gjykatë.
Por ndonëse edhe gjykata ka caktuar në atë kohë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Kajmakun, ky i fundit, sipas PD, ka arritur të arratiset nga Greqia dhe për këtë arsye procesi ndaj tij është pezulluar. Bardhi theksoi se legjislacioni grek parashikon që për të tilla çështje, i akuzuari duhet të jetë i pranishëm në seancë kur t’i komunikohet akuza, ndaj procesi është pezulluar deri sa Kajmaku të dalë përpara trupit gjykues.
Partia Demokratike kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të Agim Kajmakut nga posti i kryebashkiakut të Vorës, për shkak se është subjekt i ligjit të dekriminalizimit.
Bardhi lëshoi akuza edhe ndaj kryeministrit Edi Rama.
“Edi Rama po provohet dita ditës që nuk heq dorë nga projekti i tij për bashkëqeverisjen me krimin. Edi Rama hesht megjithëse ka marrë informacion të plotë se Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, ka mashtruar me Formularin e Dekriminalizimit, sepse është një person me precedent penal dhe sipas ligjit nuk mund të ushtrojë asnjë funksion publik përfshirë atë të Kryetarit të Bashkisë. Po kjo për Edi Ramën nuk përbën problem, për sa kohë Jorgo i Vorës i siguron pushtet”, tha Bardhi. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Situata e gripit të shpendëve në Shqipëri, Ministria e Bujqësisë mesazh për fermerët e qytetarët
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë – rastet po hetohen
VLEN: Dënojmë provokimet që vështirësojnë dinamizimin e rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025