LAJMI I FUNDIT:

Të gjithë i duan zgjedhjet, frikë nga befasitë

Të gjithë i duan zgjedhjet, frikë nga befasitë

Ndonëse si datë për mbajtjen e seancës për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës është caktuar 22 gushti (e enjte), përfaqësues të partive politike dhe njohës të çështjeve politike po shprehen pesimistë mbi atë se të gjitha partitë politike janë serioze për gatishmërinë e tyre për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Edhe pse deklarativisht të gjitha partitë, duke përfshirë edhe ato në pushtet, PDK-në, AAK-në, Nismën e AKR-në, kanë theksuar se janë pro formimit të një qeverie të re përmes votës së qytetarëve, partitë në opozitë (LDK-ja dhe LVV-ja) po vlerësojnë se një gjë e tillë mund të ndryshojë.

Përfaqësues të këtyre dy partive thonë se është PDK-ja ajo e cila në momentin e fundit mund t’i ndërrojë qëndrimet dhe potencialisht t’i kontribuojë formimit të një qeverie të re teknike.


Në anën tjetër njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se për shkak të interesave të ndryshme, mungesës së një alternative, por edhe ndikimit të bashkësisë ndërkombëtare, duke u deklaruar më të prerë rreth nevojës për mbajtjen e zgjedhjeve, shpërndarja e Kuvendit të Kosovës mund edhe të mos ndodhë më 22 gusht, shkruan gazeta “Zëri”.

Rrjedhimisht, sipas tyre, asnjëra nga subjektet politike në vend nuk është plotësisht e gatshme për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Drejtësi
Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë

Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Kalo në kategori