LAJMI I FUNDIT:

Sherifi këshillon 22 policët ndaj të cilëve është ngritur kallëzim penal, për deportimin e gjashtë shtetasve turq

Sherifi këshillon 22 policët ndaj të cilëve është ngritur kallëzim penal, për deportimin e gjashtë shtetasve turq

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherfi, ka këshilluar zyrtarët policor ndaj të cilëve është ngritur kallëzim penal për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova.

Sherifi ka thënë se,  Prokuroria Speciale ka ngritur padi penale  kundër policëve, e që sipas tij, të gjithë e dinë që nuk kanë bërë asgjë përveçse kanë zbatuar urdhrat e eprorëve të tyre, transmeton Telegrafi.

Prandaj, Sherifi ka thënë se këshilla e tij publike për policët është që:”Gjatë procesit që do të zhvillohet kundër tyre, të mos e marrin përgjegjësinë për vendimet që i kanë marrë të tjerët, sepse në fund të krejt kësaj drame që do të zhvillohet mbi kurrizin e tyre, përpos që do të përballen me rrezikun e dënimeve eventuale, të cilët nëse dënohen, përveç se nuk do të mund të punojnë kurrë më në shërbimin publik, me arsyetimin se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, do të përballen me fjalinë e famshme Askush nuk është mbi Ligjin”.


Dëbimi i shtetasve turq, ngritet kallëzim penal ndaj 22 policëve
Lexo po ashtu Dëbimi i shtetasve turq, ngritet kallëzim penal ndaj 22 policëve

Ai ka theksuar se fjalinë (Askush nuk është mbi ligjin)  do ta dëgjojnë më së shpeshti pikërisht nga ata të cilët, duke e vënë veten mbi ligjin, qoftë zyrtarisht qoftë jozyrtarisht, kanë urdhëruar deportimin.

Në fund të shkrimit të bërë në Facebook, Sherifi ka pohuar se secili duhet ta merr përgjegjësinë në mënyrën që iu takon, dhe që së paku ata që urdhëruan deportimin e shtetasve turq të mos mund t’iu thonë policëve asnjëherë se na vjen keq mirëpo nuk mund të ju ndihmojmë sepse “Askush nuk është mbi ligjin”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori