LAJMI I FUNDIT:

Diskutohet për punën vullnetare dhe ndikimin e saj në zhvillimin e rinisë

Diskutohet për punën vullnetare dhe ndikimin e saj në zhvillimin e rinisë

Shtëpia e Evropës në Prishtinë sot do të mbaj një panel diskutimi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë me temë “Puna vullnetare në Kosovë dhe ndikimi i saj në zhvillimin e rinisë”.

Fokusi i këtij paneli diskutues është të prezantojë sesi po funksionon regjistrimi i punës vullnetare përmes Platformës dhe Databazës për Punë Vullnetare që menaxhohet nga MKRS-ja, si dhe të prezantohet puna vullnetare e disa organizatave të mirënjohura rinore që veprojnë në komunën e Prishtinës dhe kanë përvojë në të kaluarën në punën me komunitet dhe në promovimin e të drejtave të të rinjve. Po ashtu, paneli synon të shqyrtojë se si ndikon vullnetarizmi në zhvillimin personal dhe profesional të rinisë.

Folësit në panel janë Vedat Jashari, drejtor i divizionit për zhvillimin e politikave për rini në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Marigona Shabiu, drejtoreshë ekzekutive e Iniciativës Rinore për të Drejtat e Njeriut IRDNJ, Erleta Morina – organizuese e komunitetit në Termokiss dhe Hana Ilazi, koordinatore e projektit në Peer Educators Network PEN.


Dita Ndërkombëtare e Rinisë është ditë e vetëdijesimit e përcaktuar nga Kombet e Bashkuara. Qëllimi i kësaj dite është të tërheq vëmendjen lidhur me disa çështje të caktuara kulturore dhe ligjore që kanë të bëjnë me rininë. Për herë të parë DNR është shënuar më 12 gusht në vitin 2000.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori