Poezi nga: Elizabeth Barrett Browning
Përktheu: Faslli Haliti
Si mund të të dua ty? – Si mund të të dua?
Lejomë të të tregoj mënyrën.
Unë të dua deri në fund të thellësisë,
me shtrirjen dhe lartësinë që mund të arrijë
shpirti im, kur përtej trupit
prek kufijtë e Qenies dhe idealit të Hirshëm.
Të dua brenda sferës së nevojave të përditshme,
dritës së ditës dhe dritës së qirinjve.
Të dua lirshëm,
si burrat që luftojnë për Drejtësi.
Të dua me të njëjtën pastërti, me të cilën ata
shmangin famën.
Të dua me pasionin e vuajtjeve të kaluara
dhe atë vajzë që e vija në besim.
Të dua me një dashuri që besoja se e kisha humbur
së bashku me shenjtorët e mi të humbur.
Të dua me frymën, buzëqeshjet, lotët e gjithë
jetës sime!
e në dashtë Zoti,
edhe më mirë, do të të dua pas vdekjes.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe