Afrika do të ketë popullsinë më të madhe, Islami do të jetë feja më e popullarizuar dhe njerëzit e moshuar do të jenë më shumë se kurrë, shkruan Atlantic mbi parashikimet demografike për vitin 2100.
Po sipas the Atlantic, përcjell Telegrafi, popullsia njerëzore është rritur me një ritëm mjaft të ngadaltë përgjatë historisë.
Vlerësohet se 10 mijë vjet para Krishtit, kishte vetëm 4 milionë njerëz në Tokë, dhe pas dhjetë mijëvjeçarëve, ky numër ishte rritur në 190 milionë – në fillim të shekullit XIX, kishte vetëm nën një miliard njerëz në Tokë.
Zhvillimi i mjekësisë dhe shkencës ka ndikuar shumë në madhësinë e popullatës njerëzore dhe nga fillimi i shekullit të 20-të, kishte 1.65 miliardë njerëz; deri në vitin 2000 – 6 miliardë, dhe vetëm dy dekada më vonë – 7,7 miliardë.
Megjithatë, ekspertët thonë se koha e “ndalimit” po vjen së shpejti.
Sipas të dhënave më të fundit nga demografi i OKB-së, vlerësohet se kulmi do të jetë në vitin 2100.
Më pak fëmijë
Njerëzimi është përballur me një rënie dramatike të popullsisë disa herë – një murtajë vlerësohet se ka vrarë 200 milionë njerëz, por ndryshimi demografik do të ketë një shkak tjetër këtë herë.
Tom Vogl, një ekonomist zhvillimi në Universitetin e San Diego, tha se statusi demografik do të ndikohet ndjeshëm nga zvogëlimi i numrit të fëmijëve në familje.
“Supozimet duhet të merren gjithmonë me rezervë, por parashikimet demografike shpesh janë më të sakta se të tjerat”, deklaron Vogl.
Arsyeja është se shkencëtarët përafërsisht e dinë se sa njerëz janë në Tokë tani, e dinë moshën e tyre, dhe për këtë arsye mund të supozojnë se sa do të jenë në moshën riprodhuese gjatë dekadave të ardhshme.
Ndryshimet kulturore
Përveç ndryshimeve në numër, priten ndryshime më të gjera demografike.
“Në 80 vjet, Afrika do të ketë më shumë njerëz, dhe Islami do të jetë feja më e madhe në botë”, thotë Vogl, përcjell Telegrafi.
Pika e rëndësishme është që njerëzit do të plaken. Shifrat e OKB-së sugjerojnë që midis vitit 2020 dhe 2100 do të ketë 881 milionë njerëz mbi moshën 80 vjeç, krahasuar me 146 milionë aktualët.
Në të njëjtën periudhë, mesatarja e viteve të njeriut do të rritet nga 31 në 42, përcjell Telegrafi.
“Në një skenar si ky, fuqia punëtore do të duhet të mbështesë një popullatë të madhe në pension. Në nivel global, kjo do të thotë që kriza e pensionit do të ndodhë në shumë vende, dhe secila prej tyre do të hasë probleme specifike”, ka vënë në pah Vogl.
Si të trajtojmë ndryshimin?
Struktura e familjes do të ndryshojë në përputhje me tendencat e popullatës. Familjet do të zvogëlohen, do të thotë që prindërit do të jenë në gjendje të përqendrohen më shumë tek secili fëmijë.
“Fatkeqësisht, ekspertët nuk dinë ende si t’i trajtojnë ndryshimet demografike të shekullit të 21-të”, thotë Parfait Eloundou-Enyegue nga Universiteti Cornell.
“Çdo vend dhe rajon do të përballet me grupe të ndryshme problemesh dhe do të jetë e vështirë të gjesh një zgjidhje unike”, ka shtuar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni
Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së voton pro sanksionimit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Anija kozmike kap fotografi mahnitëse të planetit më të vogël të sistemit tonë diellor
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh
Anija kozmike kap fotografi mahnitëse të planetit më të vogël të sistemit tonë diellor
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
Pse zjarret në Kaliforni janë përhapur kaq shpejt?
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025