“Në momentin që një parti politike do jetë e aftë të manipulojë zgjedhjet – dhe është e sigurt se do mbetet në pushtet, pavarësisht se çka zgjedhin njerëzit në fletën e votimit – atëherë asgjë nuk e parandalon korrupsionin, pandershmërinë, ryshfetin, shpërdorimin e fondeve publike, abuzimin me ekonominë dhe financat, shtypjen e medias, përdorimin e dhunës dhe kështu me radhë”.
Nëse do ju pyeste kush në këtë kohë, se kush i ka thënë këto fjalë, zor se do ia qëllonit ndonjëherë. Mund të spekuloni për shumë emra, të huaj dhe shqiptarë, por vetëm tek emri i tij nuk do shkonit. E megjithatë, këto fjalë janë thënë nga Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës, por rreth një dekadë më parë kur ishte futur në grevë urie për lirinë e zgjedhjeve. Ishte maji i vitit 2010 dhe ai po fliste për një agjenci të quajtur Inter Press Service.
“Nuk do të ketë kurrë demokraci reale në Shqipëri (dhe si pasojë as reforma reale të nevojshme për avancimin social-ekonomik të vendit) nëse nuk kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme. Prandaj, kjo retorikë e tërë e të ‘ardhmes evropiane’ të kompromentuar është vetëm një shërbim që Berisha ua paguan militantëve të tij të ashpër dhe mbështetësve të tij të ngushtë evropianë”, do ankohej Veliaj i ri në atë kohë, teksa shprehte jo pak skepticizëm për ‘komunitetin ndërkombëtar’.
“Edi Rama ishte një disident në fundin e viteve ’80 dhe fillimin e viteve ’90, ndërsa unë kalova katër vjet duke ndërtuar një lëvizje qytetare për të diskredituar republikën e bananeve të Fatos Nanos. Tani ne kemi bashkuar forcat kundër Berishës, një komunist i turpshëm, i të djathtës inflamatore dhe një siamez politik i Nanos. Rama reformoi socialistët dhe hoqi qafe të korruptuarit e Nanos. Grupi i ri parlamentar është dëshmi e kësaj: 80 për qind janë deputetë të rinj”.
Po të ishte cituar kjo fjali në fillim, do e kuptonit se bëhet fjalë për stilin e Erion Veliajt. Se sa disident ishte Rama, këtë vetëm Veliaj mund ta thotë. Se çfarë reformimi iu ka bërë Rama socialistëve, kjo nuk ka nevojë për koment. Se çfarë ndryshimi sollën të rinjtë e Ramës, as kjo nuk ia vlen të debatohet. Se si përfundoi Shqipëria nga një republikë bananesh, në një narkoshtet, kjo mund të hajë diskutim.
Por, ajo që u analizua më shumë në atë kohë dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite, ka lidhje me kapërcimin e Veliajt nga shoqëria civile, drejt politikës. Në atë kohë ai e mbrojti këtë lëvizje me plot të drejtë duke thënë se kalimi në politikë do e mundësojë që të jetë pjesë e një mjeti më të fuqishëm për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Nuk ka asnjë dyshim se politika është mënyra më e mirë për ta bërë këtë.
Ndaj nuk mund të mos habitesh kur sheh se si Veliaj deklaroi gjatë protestave në mbrojtje të Teatrit Kombëtar se artistët po bëhen ‘masha’ të PD-së. Komenti i tij erdhi pasi regjisori i njohur, Edmond Budina, tha se ‘ka ardhur koha që të bashkohemi me PD-në’, diçka krejt normale.
Nuk ka asgjë të keqe të bëhesh ‘mashë’ e një force politike. E keqja është të bëhesh ‘masha’ e njerëzve me interesa të fuqishëm dhe të dyshimta financiare. Edi Rama dhe Erion Veliaj e kanë pranuar që të jenë veglat e një grushti të vogël njerëzish të fuqishëm financiarisht që i lëvizin si mashat e tyre sa herë duan të gllabërojnë diçka.
Nuk ka gjë të keqe as të jesh në politikë, por e keqe është që të tjetërsosh pronat publike, të korruptohesh, të mbytësh me beton e ndërtime qytetin, por mbi të gjithë të pranosh që shteti që ke ngritur, është një flluskë. Ndryshe nuk mund të shpjegohet se si ky shtet nuk ka takat të investojë askund, as në teatër, as në bibliotekë, as në rrugë, as në universitete, por ua ka lënë në duar atyre që i kanë këto investime si ‘kusur’ xhepi për qytetarët.
Mendoni pak: Teatri i ri Kombëtar që premton qeveria do jetë një bakshish i gjashtë pallateve. Pasi të hiqet kostoja e ndërtimit, kostoja e korrupsionit, pasi të zbriten edhe fitimet e majme të biznesit që nuk preken kurrë, ajo që do mbetet do jetë Teatri Kombëtar. Një tepricë. Kusur! Kaq është takati i shtetit aktual. Sepse pjesa tjetër është tretur në vrima të mëdha të zeza korrupsioni, që shihen si kristal që prej Amerikës, por ua kanë zënë sytë në Shqipëri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës